• |
ide | kryesore

Meta intervistë për gazetën italiane: Dekretin tim e kundërshton vetëm Gjykata Kushtetuese, jo Kryeministri

Arkiva, Lajme, Të fundit



“Ilir Meta po përjeton momentin më të ndërlikuar që kur u zgjodh president në vitin 2017, përplasja institucionale me kryeministrin Edi Rama arriti kulmin në qershor kur, megjithë vendimin e presidentit për të shtyrë zgjedhjet administrative me një dekret, qeveria ka vendosur t’i kryejë ato pa partitë e opozitës duke nxitur protesta të shumta dhe vetëm 23% e votuesve shkuan në votime”.

Kështu e nis shkrimin e saj media italiane “ilgiornale.it“, për të cilën presidenti shqiptar ka dhënë një intervistë.

“Nëse nuk do të kisha nxjerrë dekretin për të shtyrë zgjedhjet në 13 tetor, një datë jo rastësore sepse procesi i pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore në Bashkimin Evropian diskutohet më 18 tetor, do të kishte qenë e pashmangshme një përplasje mes dy fraksioneve politike.

Ndërsa unë veproja sipas Kushtetutës, përgjegjësia e kryeministrit ishte që ai nuk e kuptonte që zgjedhjet e mbajtura në këtë mënyrë ishin problem për negociatat.

Zgjedhjet e qershorit nuk ishin as kushtetuese, as ligjore, as legjitime.

Vetëm gjykata kushtetuese mund të sfidojë dekretin e Presidentit, e fatkeqësisht veprimtaria e kësaj gjykatë është pezulluar nga vullneti i kryeministrit Rama.

Për të kuptuar parregullsinë e këtij procesi zgjedhir, mjafton të themi se në të 61 bashkitë në të cilat u votua fituan socialistët sepse nuk kishin asnjë kundërshtar, si gjatë regjimit komunist”.

I pyetur për përgjimet e nxjerra nga gazeta gjermane “Bild” para disa muajsh, Meta është shprehur:

“Ishtë e papranueshme që vitet e fundit nuk janë bërë hetime të thella për këto ngjarje, është një nga rastet më të rënda të funksionimit të shtetit të së drejtës, zgjedhjet e rregullta janë zgjidhja e këtyre problemeve.

Ne gjithashtu kemi nevojë për masa më të forta për të zhdukur problemin e drogës, fitimet që rrjedhin nga trafiku i drogës janë shumë më të larta në Shqipëri në krahasim me fuqinë e ekonomisë sonë në krahasim me kombet më të mëdha si Italia apo Gjermania”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *