• |
ide | kryesore

Negociatat/ Shqipëria “e padëshiruar”, Maqedonia e Veriut refuzon vlerësimin “paketë”

Lajme, Të fundit



Përfaqësuesit e Maqedonisë së Veriut vazhdojnë të këmbëngulin për një trajtim dhe vlerësim të mëvetësishëm nga Shqipëria, si dy vende që gëzojnë statusin kandidat dhe janë në pritje të marrjes së dritës së gjelbër për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Gjatë një komunikimi me gazetarët në Helsinki, ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov, u pyet nëse Maqedonia e Veriut rrezikon negociatat për shkak se po shqyrtohet si kandidaturë së bashku me Shqipërinë. Dimitrov theksoi se nuk do të donte të fliste për “paketë”, duke shtuar se në rast kundërshtimesh, është më mirë që të vlerësohet njëri (Maqedonia) sesa asnjëri.

Ky është një proces i bazuar në meritë dhe në këtë proces duhet t’i vlerësosh vendet të ndara. Nuk dua të flas për ‘paketë’. Dy nga dy është mirë, dy është më mirë se një, por gjithashtu mendoj se një është më mirë se zero. Dhe ne nuk kemi luksin të humbasim mundësinë për sukses, jo në Evropë, jo këtë vit”, deklaroi Dimitrov.

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian  pritet të marrin më 18 tetor vendimin për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Vendi ynë fqinj paraqitet më i favorizuar ndër të tjera falë zgjidhjes së mosmarrëveshjes shumëvjeçare me Greqinë për çështjen e emrit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *