• |
ide | kryesore

Neymar mbetet në Paris: kjo është arsye pse dështoi akordi Barcellona-Psg

Sport



Befasia e madhe në telenovelën Neymar: Barcellona (sipas asaj që bën të ditur Mundo Deportivo) ka refuzuar kundër-ofertën e Psg e tratativa në këtë pikë është ndërprerë. Për momentin, pretendon e përditshmja katalanase, operacioni është i mbyllur dhe me shumë mundësi nuk do të rifillojë më. Megjithatë për të kuptuar cfarë ndodhi paradioten e sotme e përse mbërriti cështja deri këtu, duhen marrë në konsideratë zhvillimet e 24 orëve të fundit.

Në takimin në Montecarlo, me rastin e shortit të Champions, presidenti i Barcellona Bartomeu e numri 1 i Psg Al Khelaifi, kishin arritur një akord që përfshinte përvec 130 milionë euro edhe kartonët e Rakitic, Dembelé e Tobido. Mungesa e aprovimit të tre futbollistëve për transferimin në Paris shkatërroi gjithcka. Në këtë pikë, propizimi i ri i parisienëve ishte që pa lojtarë në këmbim kuota e pagesës të arrinte 220 milionë. Paradite u mblodh menjëherë bordi drejtues i Barcellona, që doli me një përgjigje negative.

Një pozicionim që tre ditë nga fundi i merkatos komplikon kështu ndjeshëm rikthimin e Neymar në Katalonjë. Braziliani kërkon me cdo kusht një destinacion të ri, Barcelona është gati të bëjë cmendurira, por nuk mund të japë ato që nuk i ka. Në këtë moment, pas operacioneve të kushtueshme Griezmann e de Jong, blaugranat nuk kanë likuiditetin e nevojshëm për të paguar 220 milionë euro, ndaj dhe për të konkluduar transferimin është i nevojshëm këmbimi taktik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *