• |
ide | kryesore

Ronaldo i prekur nga drama e Luis Enrique: “Një përqafim të ngrohtë trajner”

Sport



Rivaliteti në fushë, jashtë saj miqësi dhe humanitet: kjo ka qenë gjithnjë moto e Cristiano Ronaldo, që ka mbetur shumë i prekur nga humbja e pangushëllueshme e ish-teknikut të Barcelonës e kombëtares së Spanjës. Portugezi përmes rrjeteve sociale i ka dërguar një mesazh ngushëllues Luis Enrique për ndarjen nga jeta të vajzës së tij 9 vjecare. “Ngushëllimet më të ndjera – shkruan CR7 në një sfond të zi në shenjë zie – për Luis Enrique e gjithë familjen e tij në këto momente kaq të vështira. Gjithë forcën e botës të uroj në këto caste e një përqafim të ngrohtë trajner”.

Vogëlushja 9 vjecare Xana është dorëzuar pasi luftoi për pesë muaj të gjatë kundër një osteosarkome, që e kishte detyruar edhe teknikun të jepte dorëheqjen si trajner i Spanjës në 19 qershor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *