• |
ide | kryesore

Shkatërrimi i memorialit turk në Tiranë, policia e merr në mbrojtje

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pasi persona të paidentifikuar e shkatërruan, memoriali turk është marrë nën ruajtje nga Policia e Shtetit.

Dy policë ruajnë memorialin e rrethuar dhe mbuluar me rrjet jeshile që pengon shikimin e tij.

Memoriali i kushtohet viktimave të tentativës për grusht shteti në Turqi, më 15 korrik të 2016-ës, kundër presidentit Rexhep Taip Erdogan.

Grushti i shtetit dështoi, ndërsa presidenti Erdogan bëri përgjegjës ish-mikun e tij, klerikun Fethulla Gylen, si autor të sulmit.

Memoriali u godit pas debateve të shumta që kishte për ngritjen e një memoriali në Tiranë që ishte në nder të viktimave të grushtit të shtetit në Turqi.



6 Comments

  1. Tani ka ngelur per t’u ngritur 1 memorial grek ne Durres dhe 1 serb ne Elbasan dhe jemi tamam fshat ballkanik

  2. Grindet turku me turkun, sajohet nje grusht shteti , u bene disa viktima koka turku ne shtetin Turqi, e me pas vendoset nje memorial ne Shqiperi ne nje vend ku lozin kalamajte !!!????
    Ky eshte nje superidiotizem i qeverise, i bashkise, i opozites dhe i presidentit.
    Nje bythlepirje pa kufi, nje poshterim per popullin shqiptar.
    Dhe me e turpshme , qe tani memoriali mbrohet nga pllicia e shtetit.
    Te ngrihen te gjithe, nuk ka vend ai memorial ne token shqiptare.

  3. Deri dje e mohonin qe egzistonte, tani ne vend qe ta heqin, e marrin ne mbrojtje..deri kur do vazhdoje erdogani dhe kurva e tij te imponojne pislliqe te tilla!

  4. E pa hijshme infioriteti politik i kryeministrit tone karshi Erdoganit, e pahijshme prishja e memoralit alla banditesh.

  5. Komenti i Gjinit dhe Astritit shume i drejte.
    Nuk duhet te lejonim te behej ky memorial, nje peruulje dhe servilizem i frikshem, por tani qe e lejuam nuk na ka hije ta prishim ne menyre tinzare. Memorialet dhe varret nuk i demtohen as armikut. Nje tjeter njolle ne vetem pak dite ,per ne shqiptaret pas njolles se Mihajlit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *