• |
ide | kryesore

Shorti nuk tremb Igli Taren: “Lazio është favorite e grupit”

Sport



Nuk mund të konsiderohet shorti më i lehtë, ai që goglat e Montecarlos kanë hedhur për Lazion në fazën e grupeve të Europa League, por Igli Tare është optimist për skuadrën që ka ndërtuar. Drejtori sportiv i bardhekaltërve ka komentuar grupin E të Europa League, ku Lazio duhet të përballet me Celtic, Rennes e Cluj.

“E njohim mirë këtë kompeticion dhe e dimë se mund të shkojmë deri në fund – ka deklaruar shqiptari -. Përfaqësojmë futbollin italian dhe duhet të bëjmë më të mirë, nuk na pëlqejnë gjërat e lehta, por jemi favoritë”, janë fjalët e drejtorit lacial, që tregojnë qartë ambicjen që ka klubi i Lotitto për këtë kompeticion.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *