• |
ide | kryesore

Thyerja e memorialit turk, Policia jep deklaratën zyrtare

Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me ngjarjen e shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, kur një person ende i paidentifikuar ka goditur me levë memorialin turk në kodrat e Liqenit Artificial, i cili u inagurua pak javë më parë.

Në informacionin paraprak të lëshuar për shtypin, Policia bën me dije se agresori ka dëmtuar me sende të forta një pjesë të memorialit. “Grupi hetimor po kryen veprimet me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit”, shkruhet më tej në njoftimin e Policisë.

Memoriali u vendos në kodrat e Liqenit Artificial më datë 15 korrik në nderim të të rënëve të grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, në 15 korrik të vitit 2016.

Vendosja e memorialit u shndërrua në një temë polemike dhe ngjalli kundërshti të forta në radhët e opininonit publik.  Në shenjë proteste dhe mospajtimi, pak ditë më parë, memoriali u rrethua me letra higjienike.

 



4 Comments

  1. Ai mjeshtri eshte nxituar, duhet te stervitej me shume, qe te kishte shenjester. Gjithsesi nje BRAVO! Tani bythlepiresit te ndjekin gjurmet e hasmit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *