• |
ide | kryesore

Thyerja e memorialit/ VOA: Bashkia të tregojë nga kush dhe pse u mor vendimi për ngritjen e tij

Lajme, Të fundit

Memoriali kushtuar viktimave të grushtit të dështuar të Shtetit në Turqi, më 15 korrik të vitit 2016, i vendosur në një zonë të Parkut të madh të Liqenit në Tiranë, është dëmtuar sot në orët e para të mëngjesit “nga persona të paidentifikuar”, njoftoi policia shqiptare përmes një komunikate për ngjarjen. Sipas saj, pllaka e mermertë “është goditur me sende të forta”, dhe është thyer në njërin cep të saj.


Ceremonia e vendosjes së Memorialit me emrat e 251 personave që humbën jetën tre vjet më parë në Turqi, u zhvillua në 15 korrik, e organizuar nga ambasada turke në Tiranë, e cila njoftoi se “me sukses dhe me krenari inaguruam “Rrugën e Dëshmorëve të 15 Korrikut” dhe “Parkun e Demokracisë së 15 Korrikut”. Ajo mbeti larg fokusit të mediave, të cilat e trajtuan më pas me bujë këtë ngjarje disa javë më vonë.


Reagimet qenë të shumta, për shkak se monumenti i kushtohej një ngjarjeje të lidhur ngushtësisht me një vend të huaj e për më tepër me zhvillimet e brendshme politike atje. Kryebashkiaku i kryeqytetit shqiptar Erion Veliaj evitoi më vonë të jepte shpjegime, duke deklaruar vetëm se“në atë territor ka mbi 50 pika, ku janë kujtuar raste të ndryshme, dhe secili ka mundësi të respektohet”, por pa treguar nëse mund të hiqej një paralele mes pikave të tjera, të cilave ai referohej dhe këtij Memoriali. Zoti Veliaj e reduktoi reagimin e tij ndaj kritikave që ka ngjallur një ngjarje e tillë, te respekti që duhet treguar për të vdekurit, duke ju shmangur thelbit të debatit. “ Unë do të thosha t’i lëmë të vdekurit të qetë dhe kush do që t’i respektojë me një qiri, me një lule apo me një lutje, t’i lëmë gjithashtu të qetë. Tirana zemërmadhe ka vend për të gjithë. Ndaj, për të gjithë ata që vapa e gushtit i kapi në ngut për fletërrufe, s’ka ndodhur asnjë hata, le më tradhti apo ndonjë shkelje e kësaj natyre”.

Ende dhe sot, Bashkia nuk ka sqaruar se i kujt ishte vendimi për ngritjen e Memorialit, dhe cilat ishin motivet e një vendimi të tillë. E po ashtu edhe nëse ka patur ndonjë akt të Bashkisë për emërtimin e rrugës apo parkut, gjë e cila është kompetencë e saj dhe Këshillit bashkiak që merr në fund vendimin. Nga një vështrim i vendimeve të publikuara në faqen e Këshillit Bashkiak, nuk rezulton të ketë patur një të tillë lidhur me ‘’Rrugën e Dëshmorëve të 15 Korrikut’’ dhe ‘’Parkun e Demokracisë së 15 Korrikut”.

Fillimisht Bashkia e Tiranës, u duk se kërkonte t’i rrinte larg kësaj ngjarjeje. Interesimit të Zërit të Amerikës për të kontaktuar dhe intervistuar një nga drejtuesit e Bashkisë lidhur me çështjen e Memorialit, një zëdhënës i Bashkisë tha se duhej kontaktuar Ministria e Jashtme. Kjo e fundit i shpjegoi zyrtarisht Zërit të Amerikës se nuk ishte përfshirë në asnjë formë dhe mënyrë në ceremoninë e 15 korrikut, madje asnjë përfaqësues i saj nuk mori pjesë. Ndërkohë që Bashkia u përfaqësua në nivel të lartë, me zëvendësin e zoti Veliaj, nënkryetarin Arbjon Mazniku.

Tre ditë pas ceremonisë në Tiranë kryeministri Edi Rama, njoftoi përmes një fotoje se ndodhej në Turqi “në mikpritjen e Presidentit Erdogan në rezidencën e tij verore në Marmaris”, siç shpjegoi vetë kreu i Qeverisë, i vënë jo rrallë në shënjestër për raportet e tij të afërta ,me kreun e Shtetit turk, i cili ka fajësuar klerikun Fetullah Gülen dhe organizatën e cilësuar terroriste FETO, për grushtin e dështuar të Shtetit

Pak ditë më vonë në Tiranë mbërriti për një vizitë ministri i Brendshëm turk, Süleyman Soylu, i cili deklaroi në një intervistë për mediat turke se kishte dikutuar me homologun e tij shqiptar Sandër LLeshaj por dhe me kryeministrin Edi Rama për luftën kundër të gjitha organizatave terroriste, përfshirë FETO-n. Ata kanë shprehur përkushtimin e tyre në këtë drejtim,” tha ministri turk, duke shtuar se ndjehej i kënaqur nga “qasja e kryeministrit dhe ministrit të brendshëm ndaj FETO-s”./VOA

8 Comments

  1. Memoriali antishqiptar dhe antiamerikan, veper e Veliajt dhe e Rames eshte nje ofendimni madh per shqiptaret.
    Memoriali do zhduket me cfaredo lloj menyre andej.
    Erjon Veliaj duhet arrestuar urgjentisht, pasi ka bashkepunuar ne fallsifikimin e biletave me F. Ibrahimin dhe te tjere

    1. memoriali turk,,pavarsisht kush e vendosi ,qellimin ,e vendosjes,,por fuqishem po eklipson ,ose futjen e gjitha memorialive te botes,ne shqiperi ,dhe zhdukjen e kombeve racave duke I perzier te gjith ose fshes gjitha memorjaleve ,miteve serbe greke maqedone ,serbe ,dhe malazeze nga trualli shqiptare dhe mbetja,e pastert e kombit shqiptare vlerave dhe cultures se tije te drejtave te tije ,tani loja do tu prishet te gjitheve ,shahu eshte ne doren e shqiptareve perderi sa e dreja dhe zhvillimi ralitetit anon ne anen e tije shqiptaren nuk jan kunder asnje kombi ,nuk urrejne asken jan per mardhenie ,dhe miqesi me te gjith por kurrsesi nuk pajtohen me padrejtesine,ky eshte ,cikli zhvillimit qe po zberthehet ,perms interesave manipulimit dhe korrupsionit qe po I sposton gjith drejt pranimit te vertetes si domosdoshmeri

  2. Pertej emocioneve dhe komenteve politike me thne te verteten me kete memorial pozita dhe qeveria kane bere nje gafe nje ofendim dhe nje servilizem te madh . kjo eshte nje QOKE turke qe Rama i ben Erdoganit , se per cfar arsye dhe se si ate le a shpjegoj vete Rama dhe mos ta kaloj me heshtje . se cfar pune ka memoriali i te reneve te grushtit fantazem te shtetit ne Turqi para 2 vetesh me popullin Shqipatar vetem ai e din .
    Eshte nje turp qe duhet hequr sa me pare dhe le ta vej Erdogani ne Stamboll apo Ankara dhe jo ketu . Mjaft ikemi mbajtur 500 vjet mbi kurriz Turqit .

  3. ca karin do nje monument i nje shteti te huaj qe flet per problemet e brendshme politike te atij shteti. sa negativ paska qen ky veliaj me ramen. jan ber me keq se esat pasha e se salihu me detin. bythlepiresat e erdoganit nuk kan vend ne vendin tone. shqiperia e ka mar pavarsin qe ne 1912. a e di rama me velin ket pun. copa karash. ne cdo vend normal te botes vetem per kete monument duhet te kishin dhen dorheqjen te dy.

  4. ca mafjoziu paska qen ky ropqiri veliaj. nje larve e qelbur, nje mikrob i rrezikshem, nje populist mashturs e kopjac. shkurt varikars. shpresoj te vij dita qe ti dalin zullumet dhe ta kalbin brenda dhe kete, nderkoh qe shfi, njishi, i qi grun sic di te bej vec ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu