• |
ide | kryesore

Tiranë/ Aksident te “Rruga e Burgut”, 3 persona të plagosur (FOTO)

Arkiva



Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë tek Rruga “Jordan Misja” në kryeqytet, që njihet ndryshe edhe si “Rruga e Burgut”.

Nga informacionet paraprake mësohet se drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin dhe  për pasojë ka depërtuar në brendësi të ambienteve të një dyqani, duke shkaktuar 3 të lënduar.

Sipas dëshmisë së një të pranishmi në vendngjarje, të plagosurit, që ndodhen jashtë rrezikut për jetën, po konsumonin kafe në këtë pikë shitjeje në momentin e aksidentit.

Forcat policore kanë mbërritur në terren për të kryer zbardhjen e plotë të rrethanave dhe të shkaqeve të aksidentit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *