• |
ide | kryesore

Zyrtare, Smalling te Roma: i huazuar nga Manchester United

Sport



Pas javëve të tëra negociatash për Lovren dhe Rugani, Roma më në fund ka gjetur trashëgimtarin e Manolas: është zyrare mbërritja e Chris Smalling nga Manchester United. Një goditje e lajmëruar nga verdhekuqtë me një komunikate zyrtare në faqen e klubit, në të cilën saktësohet se shërbimet e mbrojtësit anglez janë arritur me titull të përkohshëm deri në 30 qershor 2020. Kontrata parashikon veç të tjerash një tarifë fikse prej 3 milionë eurosh.

Kështu drejtuesit e Roma i dhurojnë Fonseca një lojtar me eksperiencë ndërkombëtare, i cili mund t’i japë një dorë edhe shokëve më të rinj të reparit. Një aspekt i nënvizuar edhe nga drejtori sportiv Gianluca Petrachi.

Lojtari do të mbajë fanellën me numër 6.

https://twitter.com/OfficialASRoma/status/1167498911948431363?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1167498911948431363&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.goal.com%2Fit%2Fnotizie%2Fsmalling-roma-ufficiale-prestito-manchester-united%2Fwo3wkjh1kiil16hp4li16exkk



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *