• |
ide | kryesore

‘Më plasi celulari në dorë’, detaje të tjera nga atentati mafioz në Vlorë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Zbardhen detaje të reja nga plagosja e Eljus Thartorit mbrëmjen e djeshme në Vlorë. Mësuesi i edukimit fizik të shkollës 9 vjeçare “Teli Ndini” në Vlorë është transportuar në Tiranë në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën, pasi ka plagë të shumta të trup.

Sipas policisë, Thartori u qëllua me armë, por mësohet se 36-vjeçari ka deklaruar se ‘më plasi celulari në dorë’.

Dëshmia e tij, por edhe fakti që të plagosurit i janë gjetur copa metali në disa pjesë të trupit ka ngritur dyshimet se veç breshërisë me armë ka pasur edhe shpërthim të lëndë plasëse, por detajet janë të pakta nga grupi hetimor që po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Deri tani janë shoqëruar 10 persona, fqinj por të tjerë që mund të kenë qenë në rrugë në momentin që ka ndodhi ngjarja mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:20. Një nga pistat ku po hetohet është e kaluara e 36-vjeçarit, i cili ka qenë dënuar me 10 vite burg për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *