• |
ide | kryesore

“Al Jazeera”: Zyrtarët e lartë shqiptarë të lidhur me bosët e krimit

Arkiva, Kryesore



Kompania mediatike prestigjioze “Al Jazeera” i ka bërë jehonë publikimit të një sërë audio-përgjimeve nga rrjeti investigativ “Birn”, nga tabloidi gjerman “Bild”, si edhe nga “Zëri i Amerikës”, ku eksponentë të Partisë Socialiste, përfshirë edhe vetë kryeministri Edi Rama, dëgjohen të komunikojnë me “bosë të krimit” që pohojnë manipulimin e zgjedhjeve të pjesshme të vitit 2016 në Dibër dhe të zgjedhjeve të fundit parlamentare (2017).

“Al Jazeera” thekson se ndonëse këto publikime konfirmuan se marrëdhëniet midis politikanëve, gjyqësorit dhe krimit të organizuar janë shumë të ngushta, asnjë nga zyrtarët e lartë të implikuar nuk është arrestuar, madje “në vend të kësaj, gjyqësori ka shkuar pas atyre që publikuan materialet”.

“Një zyrtar i lartë, i cili përditëson kryeministrin për votat e blera. Një bos krimi që i premton Partisë Socialiste qeverisëse, një tjetër fitore. Një anëtar i mafies shqiptare, që përgëzon ministrin për një rezultat zgjedhjesh hyjnore. Këto ishin vetëm maja e aisbergut nga një seri audio-përgjimesh shpërthyese që e çojnë Shqipërinë në një kaos politik.”- raporton “Al Jazeera”.

 

 

Në shkrimin bashkangjitur videos (min 13.50) , “Al Jazeera” jep një rezyme të zhvillimeve që pasuan publikimin e audio-përgjimeve.

“Këtë janar të kaluar, një shkrim i dy mediave digjitale në Shqipëri konfirmoi atë që shumëkush në vend dyshonte prej kohësh se marrëdhëniet midis politikanëve, gjyqësorit dhe krimit të organizuar janë shumë të ngushta.

BIRN dhe Zëri i Amerikës publikuan një seri audio- përgjimesh të rrjedhura midis zyrtarëve qeveritarë – përfshirë kryeministrin Edi Rama – dhe bosëve të krimit, të cilët mund të dëgjohen të pohojnë për manipulimin e zgjedhjeve të vitit 2016 dhe 2017.

Megjithatë, asnjë nga zyrtarët e lartë të implikuar nuk është arrestuar. Në vend të kësaj, gjyqësori i ka shkuar pas atyre që kanë zbuluar dhe botuar materialin“.

 

 

Spikeri: Të kthehemi te vendi që nuk merr shumë mbulim mediatik, Shqipëria dhe një histori e publikuar nga dy agjenci lajmesh digjitale, që konfirmojnë atë që shumë persona atje e dyshonin, që marrëdhënia mes politikës, gjyqësorit dhe krimit të organizuar, është shumë larg komfortit.

Lajmi u bë publik këtë janar. BIRN dhe VOA publikuan një seri audio-përgjimesh, telefonatash mes zyrtarëve të lartë të qeverisë, përfshirë kryeministrin Edi Rama dhe bosëve të krimit, teksa bashkëpunojnë për të manipuluar zgjedhjet si ato të 2016-ës ashtu edhe ato të 2017-ës.

Këto janë revolucione të tipit që vijnë me pasoja. Megjithatë partia qeverisëse ose i ka pezulluar ose i ka shtrembëruar akuzat dhe asnjë nga zyrtarët e implikuar nuk është arrestuar, lëre pastaj të dal para gjykatës. Në vend të kësaj, gjyqësori ka shkuar pas atyre që publikuan materialet.”

Nga Shqipëria, gazetarja investigative Johanna Hus, raporton situatën kaotike politike në vend dhe merr në intervistë ata pak gazetarë të cilët, sipas Al Jazeerës, pushtetarët po përpiqen të vrasin.

Johanna Hus: Koka e një rrjeti të organizuar kriminal në Shqipëri dhe një zyrtar i lartë i shtetit, flasin për intimidim zgjedhor para zgjedhjeve të përgjithshme të 2017-ës.

Një zyrtar i lartë, i cili përditëson kryeministrin për votat e blera. Një bos krimi që i premton Partisë Socialiste qeverisëse, një tjetër fitore. Një anëtar i mafies shqiptare, që përgëzon ministrin për një rezultat zgjedhjesh hyjnore. Këto ishin vetëm maja e aisbergut nga një seri audio-përgjimesh shpërthyese që e çojnë Shqipërinë në një kaos politik.”



4 Comments

  1. Vetem 1) Diktatore 2) Hajdute 3) Maskarenjt rrijne ne pushtet 3 mandate ose 20 vjet ne politike.

    Hajdutet nuk japin dorheqje (vetem i zbythin me dru) , nuk e jep dorheqjen Edveri se ka pergjegjesi per te gjithe hajdutet e oligarket e PS qe ka ne kurriz.

    Prandaj nese nuk ja jepet druri i merituar (dhe jo mureve apo xhamave, por vete ketije mavrise), atehere le ta haje populli drurin taksor nga ky dikatoruc i vogel por qe ben qelbsirlleqe te medha.

    Go to hell Edver!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *