• |
ide | kryesore

Arbitrazhi rihap gjyqin me Becchettin, pezullohet gjoba 110 mln euro ndaj Shqipërisë

Lajme, Të fundit



Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit në Uashington ka pezulluar ekzekutimin e gjobës të majme prej 110 milionë euro në llogari të shtetit shqiptar, në lidhje me konfliktin me biznesmenin italian, Francesco Bechetti, për arsye se çështja mund të rishqyrtohet.

Ky pezullim, i cili është provizor, vjen pas ankesës së qeverisë shqiptare ndaj vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit për konfliktet e investimeve (ICSID), që i faturoi Shqipërisë në prill të këtij viti, gjobën më të madhe në historinë e shtetit shqiptar.

Ndonëse vendimi është i formës së prerë, Gjykata që operon edhe si pjesë e Bankës Botërore, lejon kryerjen e ankimimit kur plotësohen disa kushte të paracaktuara. Pas pranimit të kërkesës së Avokaturës së Shtetit për anulimin e gjobës në datën 27 gusht, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj Gjykate ka njoftuar të dy palët e përfshira në konflikt, qeverinë shqiptare dhe biznesmenin Becchetti, për pezullimin e përkohëshëm të ekzekutimit të sanksionit ekonomik.

Sipas njoftimit të publikuar nga Gjykata, ekzekutivi ka ndryshuar studion ligjore që do të bëjë mbrojtjen e Shqipërisë. Në ndryshim nga gjyqi i parë kur Shqipëria u përfaqësua nga 4 avokatë britanike, këtë herë Avokatura e Shtetit ia ka besuar mbrojtjen Foley Hoag, një studioje amerikane të mirënjohur në mbrojtjen e shteteve në rastet e konfliktet gjyqësore.

Pas këtij hapi, Gjykata pritet të ngrejë një komision me tre gjyqtarë të rinj, të cilët nuk kanë marrë pjesë në gjyqin e parë. Ky komision do të vendosë lënien në fuqi ose anulimin e gjobës.

Becheti e paditi qeverinë shqiptare bazuar në pretendimin se sulmet ndaj kompanisë së tij “Agonset”, janë motivuar nga mbulimi jo i favorshëm i televizionit “Agon Channel” ndaj mazhorancës.

Në vendimin e ICSID-së arsyetohej se veprimet e Shqipërisë ndaj kompanisë së biznesmenit italian nuk ishin “ushtrim legjitim i fuqive policore”. Ndërsa, firma ligjore që e përfaqësoi Becheti-n në arbitrazh e interpretoi vendimi si një kritikë të fortë ndaj sjelljes së paligjshme të autoriteteve shqiptare, të cilat shënjestruan median e lirë.



4 Comments

  1. Pra gjyqi do ribehet . Por me cfare motivimi u justifikua rihapja e gjyqit ? Cili ishte argumenti i pales shqiptare per fillmin e gjyqit nga nga fillimi ?
    Ne artilull thuhet vetem se ‘ rihapja e gjyqit vjen pas ankeses se pales shqiptare….. ‘ Por ankesa ka nje motivim . Cili eshte ai ?

  2. Nese ky mafiozi paguan dhe blen gjyqtaret atehere edhe shteti le te paguaj gjyqtaret dhe shumen e dhene gjyqtareve ta kerkoje si demshperblim per cenin imazhi, nga mafiozi qe kerkon 110 milion€ . Nese ndonje naiv mendon se gjykatesit e kesaj gjykate, qe eshte pjese e strukturave te Bankes Boterore (gjykate nenvartesi te nje banke?!) nuk do te pranojne sepse jane qelibar dhe nuk vene asgje mbi te drejten, atehere le te bejne nje kerkim ne google dhe do te gjejne shume fakte rreth BB qe eshte nona dhe epiqendra e korrupsionit nderkombetar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *