• |
ide | kryesore

Fshehu 32 kg drogë në makinë, arrestohet 34-vjeçari në Sarandë

Lajme, Të fundit



Një 34-vjeçar është vënë në pranga nga Policia Kufitare e Qafë Botës, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në automjetin e tij u gjetën dhe u sekuestruan 32 kg lëndë narkotike e llojit “canabbis-sativa”.

Bëëhet fjalë për shtetasin me iniciale N.R., banues në Sarandë. Policia Kufitare bën me dije se është duke bashkëpunuar me autoritetet greke, me qëllim zbulimin edhe të pritësve të lëndës narkotike dhe të personave të tjerë të implikuar.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *