• |
ide | kryesore

Iu gjetën patentat e Saimir Tahirit, Krimet e Rënda transferojnë dosjen e Orest Sotës

Lajme, Të fundit



Pas transferimit të dosjes “184” në Prokurorinë e Dibrës, Krimet e Rënda kanë shpallur moskompetencën edhe për hetimin e dosjes mbi biznesmenin Orest Sota, i cili akuzohet për veprat penale “pastrimit të parave” dhe “fshehjes së të ardhurave”.

Pas këtij vendimi të organit të hetimit, kjo dosje ka kaluar në Prokurorinë e Elbasanit, e cila do të vijojë me procesin hetimor.  Me të njëjtin arsyetim si në rastin e dosjes “184”, si arsye e moskomptencës është artikuluar se në këtë çështje nuk kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal.

Sota u ndalua në Elbasan më 1 nëntor të viti 2017,  pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në automjetin e tij, u gjetën shuma e konsiderueshme prej 863 mijë eurosh, si edhe patentat e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe të bashkëshortes së tij.

Prokuroria dyshon se paratë e gjetura i përkisnin Tahirit, ndërsa biznesmeni dhe avokati i tij pretendojnë se shuma është tërhequr 10 vjet më parë nga një bankë e nivelit të dytë dhe mbahesh në qarkullim të lirë me qëllim kurimin e nënës së Sotës.

 



2 Comments

  1. Hopa ping pongu i edi rames biri i kurves do e dredhi prape si me unazen e te tjera apo ju doni hitlerin tju heqe qafe se pak e keni mor surrat muter kriminela dobicer kopila pjelladreqi
    Mos u merzisni se kan per tu dale te betet e femijwt e juaj e verteta vonon por nuk harron PISA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *