• |
ide | kryesore

“Luftojmë çdo betejë për Sinisa”: drithërima për Mihajlovic në Bologna

Sport



Përpara syve të Sinisa Mihajlovic, Bologna merr tre pikët e para sezonale, duke mundur 1-0 Spal. Vendosi ndeshjen Roberto Soriano, në minutën e tretë shtesë, duke i dhënë edhe më shumë kuptim pritjes dhe mesazheve që tifozët kuqeblu i dedikuan trajnerit të tyre.

” Luftojmë çdo betejë për Sinisa e për fanellën”. Me këtë parullë ultrasit e Bologna kanë pritur hyrjen e lojtarëve në derbin me Spal. Një standing ovation ka përshëndetur ardhjen e Mihajlovic, që të mërkurën ka dalë nga spitali pas ciklit të parë të terapisë për të kuruar leuceminë. Serbi ka zbritur në fushë pas formacioneve, me një kapele kuqeblu në kokë, duke iu përgjigjur me rrahjen e grushtit në zemër brohoritjeve të spektatorëve, të gjithë në këmbë, për të respektuar Mihajlovic.

Me fitoren in-extremis, pak sekonda nga fundi, tekniku u fut në dhomat e zhveshjes. Për të edhe një vrapim i lehtë që i jep shpresë bolonjezëve, në festë për tre pikët e para të sezonit e fitoren e tetë rradhazi, bashkë me sezonin e kaluar në Dal Ara.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *