• |
ide | kryesore

Panik në Berat/ Digjet sipërfaqja me shkurre, rrezikohen banesat përreth

Lajme, Të fundit



Djegia e një sipërfaqeje me shkurre në një hapësirë toke në zonën e njohur si “Rezervat e shtetit” në lagjen “Çelepia” në Berat, ka rrezikuar banesat rrotull zjarrit, që mund të përfshiheshin nga flakët.

Mësohet se zjarri, që është vendosur për të djegur shkurret, është përhapur me shpejtësi i favorizuar nga era, duke shkaktuar panik tek banorët e zonës, të cilët kanë lajmëruar Repartin Zjarrëfikës.

Forcat zjarrfikëse kanë rikthyer situatën në kontroll, duke shuar zjarrin dhe duke neutralizuar vatrën e tij.

Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur edhe uniformat blu.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *