• |
ide | kryesore

Përplasja me armë në spitalin e Fierit, drejtoresha informon për gjendjen e 4 të plagosurve (VIDEO)

Lajme, Të fundit



4 të plagosurit nga konflikti mes dy familjeve në Fier, që u përshkallëzua në të shtëna me armë zjarri në ambientet e Spitalit Rajonal të qytetit, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Informacioni bëhet i ditur nga drejtoresha e spitalit, Nevila Shuke, e cila në një prononcim për mediat, shton se nga stafi mjekësor po kryhen ekzaminimet përkatëse të të lënduarëve, për t’iu nënshtruar më pas ndërhyrjeve të nevojshme.

Ndërkohë, mësohet se i lënduar ka mbetur Gentian Zhapa 33 vjeç, i plagosur me levë në përleshjen e nisur mes dy grupeve të rinjsh në Levan. Ndërsa, i ati, që po e shoqëronte drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, është plagosur me armën që agresori ia kishte marrë nga brezi policit të patrullës.

Pak më herët, i pyetur nga gazetarët, drejtori i Policisë së Fierit, Andon Marko, ka informuar se janë shoqëruar në Komisariat 2 persona dhe janë ngritur pika kontrolli në qytet , për kapjen e 2 të tjerëve, tashmë të identifikuar.

Në vendngjarje ndodhen edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) dhe Policia e Fierit, që është vënë në kërkim të autorëve, duke ngritur pika kontrolli në qytet.

Në sherrin e ndodhur mes dy familjeve, kanë mbetur të lënduar 4 persona, 1 me armë, 2 me mjete prerëse dhe 1 me sende të forta.

 

https://youtu.be/s0-Sg-ivAqo



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *