• |
ide | kryesore

Reja bën zgjedhjet kundër Francës e Islandës: jashtë Sadiku, shans për Baren e shpluhuroset Gjasula

F1, Sport



Me gjashtë pikë pas katër ndeshjeve të para eleminatore drejt Euro 2020 impenjimet e shtatorit për Shqipërinë kthehen në vendimtare. Edy Reja kërkon të vazhdojë aty ku e ka lënë, pas fitores me Moldavinë, por duhet të bëjë llogaritë me dy kundërshtarë të të gjithë prestigjit: Francën kampione bote dhe Islandën që na mundi në transfertë 1-0 tre muaj më parë.

Kështu, tekniku italian ka përzgjedhur me kujdes e jo pa befasi listën e të besuarve të tij për dy ndeshjet kualifikuese. Ka mbetur jashtë elektimit të parë, edhe pse mbetet në dispozicion Armando Sadiku, ndërsa 73 vjecari ka ruajtur grupin e krijuar në grumbullimin e tij të parë, por duke i ndryshuar disa pjesë; kthehet Bare, që me shumë mundësika marrë një shans më shumë për shkak të tërheqjes nga kombëtarja vetëm tre ditë më parë nga Migjen Basha, ndërsa italiani shpluhuros mesfushorin e Paderborn Klaus Gjasula.

 

View this post on Instagram

 

Mendojë qe ka ardhur momenti i duhur per mua qe ti dedikoj me tepër kohë familjes time. Por në të njëjtën kohë, ti japim mundësinë dhe lojtarëve më të rinj të kenë më tepër hapësira në ekipin kombëtar. Dua te falenderojë nga zemra te gjithë lojtarët e ekipit kombëtar, shokët e miqte e mi gjatë këtyre viteve. Falenderoj stafin teknik te ekipit kombëtar dhe Federatën Shqiptare te Futbollit per mundësinë. I believe its the right moment to step away, and dedicate more time to my family. But at the same time to give the chance and space to the young talented players to prove themselves in the National Team. I would like to sincerely thank all of my teammates in the National Team, my friends and colleagues for these wonderful years. Thank you to the technical staff and to the Albanian Football Association for the opportunity.

A post shared by Migjen Basha (@bashamigjenofficial) on

Lista e të grumbulluarve:

Portierë: Strakosha, Berisha dhe Hoxha

Mbrojtës: Hysaj, Dermaku, Mihaj, Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla, Veseli, Mavraj

Mesfushorë: Ramadani, Lenjani, Xhaka, Bare, Abrashi, Memushaj, Gjasulën, Qose

Sulmues: Uzuni, Balaj, Cikalleshi, Roshi, Manaj.

Lojtarë të gatshëm: Balliu, Trashi, Sadiku, Kaçe, Seferi, Vrioni dhe Selahi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *