• |
ide | kryesore

Sarri nuk do të jetë në pankinë kundër Napoli: mjekët e Juventus nuk e aprovojnë

Sport



Maurizio Sarri nuk do të jetë në pankinë edhe kundër Napolit, ish-skuadrës së tij. Tekniku po shërohet nga pneumonia e dëshironte shumë të ishte në fushë, për të drejtuar Juventus. Në përfundim të vizitës së fundit të kontrollit në mëngjes, bashkë me stafin mjekësor të bardhezinjve, vendosën që rikthimi të jetë në mesin e shtatorit, kur kampionati të rifillojë pas pauzës për impenjimet e kombëtares. Në pankinë, ashtu si ndodhi edhe në Tardini, do të jetë Giovanni Martusciello.

Kontrollet konfirmuan përmirësimin e gjendjes shëndetësore, por askush nuk ka dashur të marrë rreziqe përsipër: Sarri do të mund ta ndjekë ndeshjen e madhe kundër ish-skuadrës së tij nga tribuna e Allianz Stadium. Vendimi në fakt ishte marrë më herët nga zëvendëspresidenti Pavel Nedved, i cili e kishte bërë të qartë gjatë shortit të Champions: “Do të mbetet jashtë për dy ndeshje të tjera për të rikuperuar nga pneumonia”.

Në total janë tre ndeshjet që ka humbur tekniku, duke llogaritur edhe miqësoren me Triestina në 17 gushtin e kaluar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *