• |
ide | kryesore

Shpërndante kokainë me motor në lokalet e Bllokut, arrestohet 45-vjeçari (Emri)

Lajme, Të fundit



Një person është arrestuar nga policia e Tiranës në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ai është Agim Hoxha, 45-vjeç. Hoxha akuzohet se shpërndante kokainë me motor nëpër kryeqytet.

Mësohet se ai është arrestuar në flagrancë dhe i është kapur edhe me një sasi kokaine bashkë me motorin e tij.

Agim Hoxha është një emër i njohur për drejtësinë. 45-vjeçari është arrestuar edhe në 2015 për të njëjtën vepër penale.

Lënda narkotike shpërndahej kryesisht në lokalet e zonës së ish-Bllokut.

©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *