• |
ide | kryesore

Sulm me thika në Francë, 1 i vrarë dhe 9 të plagosur

Lajme, Planet



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në një metro në Lion, ku dy persona kanë terrorizuar qytetarët, duke vrarë me thikë një person rreth të 40-ave dhe duke plagosur 9 të tjerë.

Sipas raportimit të mediave ndërkombëtare, njëri nga agresorët është arrestuar, ndërsa tjetri është shpallur në kërkim.

Deri më tani, nuk dihet ende nëse sulmi ka apo jo sfond terrorist. Ndërkaq, 3 nga 9 të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

Në vendin e ngjarjes u mblodhën rreth 50 zjarrfikës. Policia po vijon kontrollet për kryerjen e zbardhjes së plotë të ngjarjes dhe identifikimit të autorëve.

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *