• |
ide | kryesore

“Zgjedhje të lira”, mijëra rusë vijojnë protestat në Moskë

Planet



Me mijëra rusë kanë mbushur sheshin qendror të Moskës për të kërkuar zgjedhje të lira për bashkinë e kryeqytetit, duke sfiduar urdhrin e policisë që parashikon ndalimin e manifestimeve.

Demonstratat, që kanë vazhduar  javë pas jave, kanë tejkaluar për nga kohëzgjatja edhe ato të viteve 2011 e 2013, kur me mijëra qytetarë dolën në shesh dhe akuzuan Kremlinin për vjedhje të votimeve.

Protestuesit kanë kërkuar që kandidatët e opozitës të lejohen të marrin pjesë në zgjedhje. 30 prej tyre, që kryesisht kandidojnë si të pavarur,  janë hequr nga lista nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me pretekstin se regjistrimi i tyre ishte kryer me firma të falsifikuara.

Bashkia e Moskës dhe këshilli bashkiak mbizotërohet nga mbështetësit e Putinit. Kremlini nuk ka reaguar, duke i konsideruar protestat si të vogla e të parëndësishme, edhe pse janë arrestuar me dhjetra aktivistë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *