• |
ide | kryesore

6 muaj pasi diagnostikimit me kancer, moderatori kthehet në ekran (VIDEO)

Paparazzi, Slider



Në mars, moderatori i dashur për publikun amerikan dhe jo vetëm, Alex Trebek, zbuloi me anë të një deklarate nga studioja e emisionit “Jeopardy!” që e drejton prej shumë vitesh, se ishte diagnostikaur në fazën 4 të kancerit të pankreasit. Përgjithësisht në këtë stad të sëmundjes ke një shans mbijetese prej 9% deri në 5 vite, por pavarësisht prognozës së zymtë, personaliteti i televizionit, i është rikthyer punës dhe mesa duket është duke xhiruar sezonin e 36-të të emisionit të tij.

Në video-n e publikuar ku njoftohet rikthimi i tij, 79-vjeçari duket i qeshur dhe i shëndetshëm dhe thotë që është i lumtur që kimioterapia mbaroi. Publiku dhe fansat besnikë të emisonit të famshëm, që janë me të vërtetë shumë në Amerikë, janë të lumtur që një prej moderatorëve të tyre të preferuar duket mirë. “Është një tjetër ditë në zyrë për mua dhe është shumë emocionuese sepse shumë gjëra të mira po ndodhin”- shprehet Trebek.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *