• |
ide | kryesore

Arrestimi i drejtorit të Bashkisë së Gjirokastrës, LSI: Nuk ka qenë yni

Lajme, Të fundit

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar në lidhje me arrestimin e ish-drejtorit të Agjencisë së Mirëqenies dhe Kujdesit Social në Gjirokastër, Armand Mamani. LSI shprehet se Mamami nuk ka qenë asnjëherë kryetar i kësaj partie në Gjirokastër. Sipas Lëvizjes Socialiste për Integrim, të tilla lajme janë fake dhe shpërndahen nga Rilindja.


Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, kjo forcë politike po ashtu përgënjeshtron prerë lajmet se “arrestimi i tij është bërë në ambientet e kampit të Jalës si një fake news bajat dhe i sajuar”. LSI deklaron se Rilindja shpërndan të tilla fake news, “me qëllim që të devijojë vëmendjen e opinionit publik nga skandalet qeveritare dhe zyrtarët e korruptuar e inkriminuar të qeverisë”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu