• |
ide | kryesore

Juventus tenton goditjen surprizë për të zëvendësuar Chiellini

Sport



Goditje e minutës së fundit e Fabio Paratici mund të jetë Jerome Boateng. Sipas medias gjermane, mbrojtësi i Bayern Munchen, në fakt, është vetëm një hap larg Juventus, që pavarësisht prezencës në organikë të Bonucci, De Ligt, Rugani e Demiral, kërkon të zëvendësojë kapitenin Chiellini të dëmtuar, duke përforcuar repartin e prapavijës me një lojtar me eksperiencë.

Gjermani 30 vjecar, jashtë planeve të teknikut Niko Kovac, që e mbajti titullar në Superkupën e Gjermanisë kundër Dortmund, duke e përjashtuar nga tre sfidat radhazi në kampionat, nuk ka marrë pjesë në një takim të skuadrës me sponsorët, mëngjesin e sotëm, e është stërvitur individualisht. Janë këto sinjalet e një lamtumire të mundshme, pas tetë vitesh në Bavari, por me dy sezonet e fundit jo në nivelin e të mëparshmëve. Boateng, që ka kontratën në skadencë në 2021, do të bashkohej kështu me të vëllain Kevin-Prince në Itali: të dy kanë qenë kundërshtarë më parë edhe në Bundesliga.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *