• |
ide | kryesore

L’Equipe: Neymar heq dorë nga Barcellona. Do të qendrojë me Psg

Sport



Neymar heq dorë nga Barcellona: mbetet tek Psg edhe një tjetër vit. Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja franceze l’Equipe, sipas të cilës braziliani, përballë vështirësive për të gjetur një akord mes dy klubeve, i ka komunikuar vendimin e tij Psg, duke i thënë përfundimisht lamtumirë idesë për tu kthyer të veshë fanellën blaugrana. Sipas të përditshmes Sport, lojtari ishte i gatshëm madje edhe të paguante vetë 20 milionë euro për të zhbllokuar tratativën e të transferohej në Spanjë.

“E vetmja ofertë e shkruar nga ana e Barcellona mbërriti në datën 27 gusht. Ishim të gatshëm të flisnim për para dhe lojtarë në këmbim, por pastaj nuk erdhi kurrë konfirmimi për një ofertë që të ishte në linjë me kërkesat tona. Kështu që akord nuk ka – ka thënë drejtori sportiv i Psg Leonardo – Ka një afat natyror që është mbyllja e merkatos, por tani varet nga Barcellona”, Por, sipas Equipe, fjalën e fundit për të mbyllur telenovelën më të gjatë të merkatos së kësaj verë e ka thënë vetë Neymar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *