• |
ide | kryesore

Lukaku vendos fitoren e dytë të Inter: Icardi merr kërcënime poshtë shtëpisë

Sport



Inter e Torino nuk i ndahen Juventus në krye të Serie A, por në ditën e fundit të merkatos zikaltrit kanë tjetër prioritet: qendrimi i Mauro Icardi në Milano është bërë i pamundur. Skuadra e Antonio në kampionat po shkon më shumë se mirë me dy fitore në po aq ndeshje. Zikaltrit kanë mposhtur Cagliarin në Sardegna Arena me rezultatin 1-2, me golin vendimtar të shënuar me penallti nga Romelo Lukaku.

Pas suksesit me Leccen në San Siro 4-0, Inter është vënë në provë të vështirë përballë kuqebluve, për më tepër në transfertë. Avantazhi i minutës së 27 nga Lautaro Martinez, pas krosimit të Sensit, u duk se i bëri gjërat e thjeshta për Conte, por Cagliari nuk hoqi dorë dhe barazoi rezultatin në minutën e 50, me Joao Pedro. Barazia u prish në minutën e 72, kur Lukaku u tregua i ftohtë nga pika e bardhë.

Gjithcka shkon si duhet në fushë, por jashtë saj duhet ndërhyrë me shpejtësi për ish-kapitenin, që ka marrë tashmë kërcënime në shtëpi. Përpara banesës së argjentinasi është vendosur një parullë kërcënuese (“Icardi tani mjaft, Milano është e vogël “) shoqëruar nga një e shkruar blu me fyerje. Dëshmi e një klime të nxehtë, që vetëm merkato mund ta zhvllokojë. Por deri në mbylljen e saj mbetet vetëm një ditë.

ITALY – SERIE A

Lazio 1 – 1 Roma
Atalanta 2 – 3 Torino
Cagliari 1 – 2 Inter
Genoa 2 – 1 Fiorentina
Lecce 0 – 1 Verona
Sassuolo 4 – 1 Sampdoria
Udinese 1 – 3 Parma



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *