• |
ide | kryesore

Video/ Makina u nda në dysh nga përplasja: 22 vjeçari Hubert humb jetën në F2, Hamilton i ashpër: “Pilotët pak të vlerësuar”

Sport, Video

Është një Spa në zi ajo që u zgjua një ditë pas tragjedisë së Anthoine Hubert. Klima është e rëndë e në kohën kur gara për Cmimin e Madh të F1 është konfirmuar, ajo e F2, kategoria në të cilën garonte piloti i ri francez, është anulluar, edhe pse kolegët e tij do të qendrojnë në cirkuit për të bërë homazhet për 22 vjecarin nga Lyon, në orarin kur duhej të zhvillohej gara.



Të gjithë janë nën shok, por ndër zërat ngushëllues është dikush që thërret fort. Është Lewis Hamilton, që ka dashur të kujtojë se sporti i motorëve është i rrezikshëm. “Nëse edhe vetëm një prej jush që shihni e vlerësoni sportin tonë do të mendonte për një sekondë se ajo që bëjmë është e sigurtë, gabon tmerrësisht. Të gjithë këta pilotë rrezikojnë jetën sa herë zbresin në pistë, e personat duhet ta vlerësojnë seriozisht, sepse nuk e bëjnë sa duhet. Anthoine është një hero që rrezikoi, për të ndjekur ëndërrat e tij. Jam shumë i trishtuar për atë që ndodhi. Pusho në paqe vëlla “, ishin fjalët e britanikut në Instagram.

22 vjecari mbeti i përfshirë në një aksident të frikshëm në garën 1, me japonezin Marino Sato e amerikanin Juan Manuel Correa. Në pjesën e shpejtë në ngjitje të cirkuitit Eau Rouge-Raidillon, Hubert humbi kontrollin e makinës, që u përplas me barrierën e pastaj u godit fort nga Correa, duke u ndarë në dysh. Hubert e Correa u transportuan menjëherë në spital ndërsa Sato mbeti i palënduar. Hubert humbi jetën në orën 18.35 si pasojë e plagëve të marra gjatë përplasjes së tmerrshme. Janë stabël parametrat e Correa, nën vëzhgim në spitalin e Liezhit. Shpejtësia e matur, në momentin e aksidentit, ishte afërsisht 250 km/h.

I lindur në Lyon në 22 shtator 1996, Hubert ka qenë kampion i Francës në F4 në 2013 e në GP3 Series vitin e kaluar. Ka qenë gjithashtu edhe një pilot i Renault Sport Academy. Francezi ka marrë pjesë në kampionatin e F2 me skuderinë britanikë të BWT Arden e pas 16 provave të para të sezonit ishte i teti në klasifikim, duke fituar dy gara: Montecarlo në maj e Le Castellet (Francë) në qershor.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.