• |
ide | kryesore

FOTO/ Ronaldo, ironi e polemika pas golit: gjesti i CR7 tregon gjithcka

Sport



Sulmuesi i Juventus, Cristiano Ronaldo, vazhdon të kalojë një moment magjik dhe kundër Napolit iu gëzua një goli të vlefshëm, pasi një javë më parë kishte parë ti anullohej, pas ndërhyrjes së teknologjisë në ndeshjen kundër Parma. Portugezi nuk është nga ata që harron dhe pasi realizoi golin e tretë për bardhezinjtë, që e coi provizorisht sfidën në 3-0 për Juventus në Allianz Stadium, bëri gjestin e Var, për të kujtuar me ironi golin e anulluar në Parma, për shkak të një pozicioni jahstë loje milimetrik, që i bëri të gjithë të diskutonin.

Për kronikën, sfida me Napolin ka qenë një betejë e vërtetë spktakolare, me ndryshime të papritura frontesh, befasi e që në fund u vendos në favor të kampionëve të Italisë, falë një autogoli të Koulibaly në minutën e dytë shtesë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *