• |
ide | kryesore

Telenovela e fundit e merkatos: Atletico, Barcellona, Psg e Valencia tentojnë Icardin

Sport



Historia do të zgjidhet sepse e vendosin rregullat: në orën 22 të së hënës në 2 shtator do të mësohet nëse Mauro Icardi do të kalojë të paktën katër muajt e ardhshëm tek Inter apo do të gjejë një skuadër të re për të rinisur nga e para. Për momentin hipoteza më e mundshme është që sulmuesi argjentinas të mos largohet nga Milano, duke vazhduar të refuzojë cdo ofertë të ardhur, me shpresën tek kërkesa ligjore e bërë për riintegrim.

Pak ditë më parë Beppe Marotta u shpreh optimist, i bindur se brenda afatit të fundit të merkatos mund të gjendej një zgjidhje që ti kënaqte të gjithë: shoqëria është e gatshme ta shesë në huazim, me kushtin që lojtari të rinovojë kontratën në skadencë në 2021, Icardi ka refuzuar rinovimin e akordit me zikaltrit. Sidoqoftë bisedimet vazhdojnë e pas refuzimit të ofertës së Monaco, mbeten të ngritura katër mundësi, edhe pse të vakta.

Atletico Madrid, Barcellona, Psg, Valencia: këto janë katër skuadrat e interesuara për ish-kapitenin e Inter. Simeone ka në organikë Morata e Diego Costa, por prej kohësh vlerëson shumë Maurito e është në kërkim të një tjetër qendërsulmuesi; blaugranat, që e kanë patur argjentinasin në ekipet e moshave, mund të kenë nevojë për të pas mbylljes së tratativës për Neymar, duke parë edhe dëmtimet e Suarez, Messi e Dembelé; Psg e sheh veten pa Cavani e Mbappé, edhe pse kjo vetëm për 3-4 javë; Valencia e sheh si një super goditje, sidomos nëse realizon shitjen e Rodrigo tek Atletico.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *