• |
ide | kryesore

Ambasada Amerikane shpërndan një dokumentar për reformën në drejtësi që do e kishin zili dhe kineastët e Brezhnjevit (Video)

Arkiva, Të fundit



Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar sot një video propagandistike, me një përmbledhje të zyrtarëve shqiptarë, që kanë ngecur në “rrjetën” e Vettingut. Aty thuhet se më shumë se 50 gjyqtarë dhe prokurorë (afro gjysma e te testuarve) janë shkarkuar, për shkak se nuk justikonin pasurinë dhe kontakteve të papërshtatshme me botën e krimit. Por ndërsa i thurren lavde spastrimit të të korruptuarve në dokumentar mbeten të errëta arsyet se përse vendi ka mbetur pa Gjykatë të Lartë e cila duhet të shqyrtojë aktualisht deri në 32 mijë dosje dhe Gjykatë Kushtetuese që duhet të shqyrtojë 72 çështje. Të gjithë të intervistuarit që flasin shprehen me nota pozitive dhe përpos një sinkroni të presidentit Meta nuk ka asnjë zë që shpreh qoftë edhe dyshimin më të vogël për difektet e asaj që po ndodh. Në këtë pikpamje këtij dokumentari të mbështetur nga Ambasada Amerikane do ia kishin zili edhe prodhimet ruse të kohës së Brezhnjevit.

©Lapsi.al

 

 

https://youtu.be/1BrZM7_xjeQ



11 Comments

  1. Ky lloj Vetingu eshte njesoj sikur “Kanunin” ose “Kodin e Nderit” ta kishin bere “xixellonjat” e semaforeve .
    Prandaj , Veting me prokurore dhe gjykates qe jane deri ne fyt me poshtersi eshte e pakonceptueshme dhe e papranueshme . Kesaj i thone ujkun ta beshe bari .
    Per mendimin tim e vetmja zgjidhje eshte largimi pa perjashtim i te gjithe atyre qe kane qene pjese e drejtesise deri tani dhe zevendesimi i tyre me te rinj qe edhe pse pa pervoje jane te paperlyer dhe te pacenueshem .

  2. Ah sa te poshter keto Amerikanet … tani po bejne vidjo propagandistike si Brezhnjevi.
    Kaq shume ka degraduar Amerika ? ( apo kaq shume kane rreshqitur nga trute keta te lapsit ? )

  3. Moj Ambasade.

    Me bere per te vjelle.

    Qelbesira Kryeminister me Rilindasit e tij vjedh me Koncesione qe mbajne ere mut, dhe nuk I kercet fare, po fare, se po nderton drejtesine me njerezit qe do.

    Shtatori fillon me sezonin e ei te Koncesioneve.

    Boll se nuk I ha njeri keto.

  4. Videot 3d nuk mjaftojnë për të vendosur drejtësi kësaj i thonë të reklamosh ferrin për parajsë se si është realiteti po shihet.

  5. Hahaha. Hahaha……… kryehajdyterit e botes kane dale te bejne drejtsi. Na bete per te qeshur qe ne mengjes.

  6. Drejtesi e vertete eshte kur te lironi burgaxhinjte dhe te fusni gjykatesit dhe prokuroret brenda. O ju ngecte brenda.

  7. Fraza e fundit ka me shume vertetesi, se sa e gjthe réforma pa forme e korrupsionit te krye doçit skipetare. … dhe vathes se hajduteve ne mut kuvend…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *