• |
ide | kryesore

Analiza e Lubonjës: Shqipëria nën pushtetin e një oligarkie kriminale

Lajme, Të fundit



Analisti Fatos Lubonja thotë se tashmë është e qartë se pushteti është i disa oligarkëve dhe trafikantëve, por edhe se ky regjim mund të quhet “oligarkia e kriminelëve”.

“Ky është pushteti i disa oligarkëve dhe trafikantëve, ndaj ky regjim mund të quhet oligarkia e kriminelëve. Deklarata e Ruçit për demokraci është e krahasueshme me propagandën e Enver Hoxhës.

Ky kryeministri tani e zbuloi se Valdrin Pjetri ju paska dalë pa dashje jashtë loje dhe po bëjnë lidhje të reja. Ata e dinë shumë mirë dhe e kanë vënë për atë që është atje. Dhe kanë vënë në Parlament shumë njerëz të lidhur me krimin dhe janë vetë në krye”, – tha Lubonja në një intervistë në studion e News 24.

Sa i përket taktikës së mazhorancës, për të bërë një rrëfim mbi atë që është bërë deri më tani dhe vendimin për të ashpërsuar ligjin e dekriminalizimit, analisti u shpreh se gjithçka është një gënjeshtër.

“Po pse nuk arrestohet ai Valdrin Pjetri? Pse dosja “184” transferohet në Dibër? Për mua është një narracion, që po iu imponohet shqiptarëve. Gënjeshtra të imponuara. Ky narracion bëhet gënjeshtër, që e dinë të gjithë se është e tillë.

Dosja 184 u hoq nga Krimet e Rënda dhe u dërgua atyre dy emrave që thoni ju, me argumentin se nuk është krim i rëndë, s’ka rrjet të organizuar. Pra u minimizua si krim, ku aty ke të përfshirë kryeministër. Ti ke kryeministrin që vjedh votën dhe rrjet kriminal që vjedh votën.

Këtu dal te ajo që pse të besoj te SPAK, kur unë s’besoj as te Prokuroria që të hetojë partitë-banda.
Siç thoshte dikur Sali Berisha, fle mbi dosje. Pse kanë në dorë vendin bandat po ikin shqiptarët. Prokuroria është pjesë e sistemit. Prokuroria tregon se ka mbyllur gojën dhe mbajnë fasadën, gënjeshtrën e madhe. Këtu nuk ka asnjë vullnet për të parë veten në pasqyrë”, – tha Lubonja.

Për sa i takon debatit mes ballistëve dhe partizanëve që u rihap në seancën e parë të parlamentit, Lubonja deklaroi se ky nuk është problemi më i madh i Shqipërisë, ndaj dhe duhet kaluar.

“Është një pseudo-problem në raport me problemin që kemi. Po të shohësh këta oligarkët, nga e kanë origjinën, ca janë ballistë, dikur kanë qenë me PD, ca me Ramën. Ky është problemi i madh, njerëz pa princip që kanë kapur shtetin, po shkatërrojnë Tiranën.

Kemi krijuar një shoqëri që janë vetëm ca të pasuar që sundojnë dhe shumica që janë të varfër. Ky debat duhet kaluar, problemi më i madh është oligarkia kriminale. Historia duhet shikuar nga historianët”, – theksoi ai.

“Shqipëria nuk meriton të hyjë në Europë, sepse ka shumë për të bërë. Nuk mund të legjitimohet e gjithë kjo politikë, e cila po i bën njerëzit të ikin. Ku janë sukseset? Unë nuk i shoh sukseset. Janë 60% e shqiptarëve që po ikin dhe Mogherini nuk i sheh.

Ajo thotë kemi bërë reformën në drejtësi, dhe nga ana tjetër kriminelët bëjnë dasmë në Kuvend. Realiteti nuk mbulohet. Unë mendoj që përtej asaj që mund të dua unë, nuk mbulohet dielli me shoshë” – tha Lubonja. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Nuk perpiqen ata ta mbulojne djellin me shoshe o lubonj fare. Po fare fare. Ata dhe nderkombetaret jane ne drite te djellit. Hapur po i bejne gjerat. A nuk nqs njerzit nuk ” i shohin” dhe ja mbulojne njeri tjetrit ky eshte thjesht bashkpunim . Pra e njejta gje. Dy ane te nje medaljeje. Ok let’ s go on.

  2. Prandaj o z.Lubonja me mire nje bande sesa tre . Keta bejne lloj lloj maskaralliqesh , padrejtesish dhe vjedhin hashiqare dhe çeshte me e forta nuk kane as me te voglen frike . Mire qe nuk ju dridhet qerpiku nga drejtesia por as nga Zoti nuk kane me frike . Gjithçka ne kete vend eshte ne dore te krimineleve , hajduteve dhe injoranteve . Ose do ti mund zullumi ose , fol ti qe te flasim edhe ne , vepro ti te veprojme edhe ne , ngrihu ti te ngrihemi edhe ne .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *