• |
ide | kryesore

A duhet ti bojkotojë PD televizionet antiopozitare?

1, Ide



Në qarkoren e Lulzim Bashës për mediat nuk ka asnjë gjë të re, përpos një thirrjeje me gjysëm zëri për të bojkotuar televizionet që janë vënë në shërbim të Ramës dhe emisionet e gazetarëve të shndërruar në papagaj të tij.

Ti thuash sot opozitarëve apo publikut se kryeministri ka kapur pjesën e luanit të mediave tradicionale, se ai financon në mënyrë okulte pronarë dhe drejtues programesh, se këta së bashku shërbejnë si një makineri propagandistike për të shfokusuar vëmendjen e teleshikuesve, nuk përbën kurrëfarë shpikje. Atë nuk ka shqiptar me sy në ballë që nuk e ka vënë re.

Dilema që rrjedh pas këtij konstatimi është se ç’duhet bërë në një rast të tillë: a duhet opozita të rrefuzojë vazhdimin e bashkëpunimit me to, apo në të kundërt, të shfrytëzojë çdo dritare, për të thënë të vërtetën e saj?

Lexo më tej:

Qarkorja e Bashës për mediat proqeveritare bën bashkë kundër tij Mero Bazen dhe Alfred Lelën

Bojkoti do të ishte njëra rrugë. Ai shkon në koherencë me strategjinë e përgjithshme të djegjes së mandateve dhe mosmarrjes të asnjë përgjegjësie në pushtetin lokal. Në këtë pikë, dalja nga sistemi do të bëhej edhe më e fortë. Denoncimi jo vetëm i Ramës, por edhe i obortarëve oligarko- mediatikë që e rrethojnë do të merrte edhe më shumë peshë. Kjo do ta shtonte edhe më neverinë popullore ndaj një kaste të vogël privilegjndarësish që vetë vendosin, vetë flasin dhe vetë debatojnë. Si strategji, ajo do të bënte më të çmuar zërin e opozitës përmes sharmit të vetvetishëm që të jep mungesa. Njësoj si nën diktaturë, kur forca e thashethemit ishte tejet më depërtuese se të gjitha mjetet e propogandës shtetërore edhe tani, në monizmin rilindas, Facebooku, Twitteri apo Instagrami do të bëheshin platformat e reja të ku do të gëlonin zërat, idetë pse jo dhe memet kundër autoritarizmit të shfrenuar.

Kjo rrugë në asnjë mënyrë nuk përbën një shpikje shqiptare. Edhe në të tjera vende perendimore, lëvizje antisistem kanë zgjedhur të njëtën mënyrë, për tu bërë më të besueshme dhe më atraktive për atë pjesë të popullsisë që ishte indiferente apo skeptike ndaj tyre. Lëvizja 5 yjet në Itali e shndërroi në art këtë lloj komunikimi deri sa mbërriti në pushtet.

Por, ka një ndryshim.

Zakonisht kjo ka qenë një taktikë e ndjekur nga forca të reja, që nuk kanë qenë asnjëherë pjesë e sistemit, që nuk e kanë kalëruar atë kur kanë pasur mundësi, që nuk kanë ndarë para dhe privilegje me ato media që duan ti bojkotojnë. Në këtë kuptim, opozita shqiptare ka shumë minuse sepse të paktë janë ata që që besojnë tek sinqeriteti i saj në raport me televizionet dhe shtypin. Vërtet sot gjithçka ka degraduar në ditën më të zezë, po a nuk mbylleshin dhe në kohë të PD-së emisione kritike? A nuk hiqeshin nga puna gazetarë me integritet? A nuk qe, në fund të fundit, TV Klani, po i njëjti? A nuk shpërndaheshin miliona euro reklama fiktive, ashtu siç jepen sot koncesione rrugësh, paratë e të cilave përfundojnë në xhepat e pronarëve të mëdhenj mediatikë?

Pra, ende për shumë kënd, denoncimi që opozita po i bën sistemit mediatik, më shumë sesa një dëshirë parimore për një pushtet të katërt të denjë për këtë emër, ngjan me xhelozinë e atij që e sheh mantenutën e vet në krahët e armikut.

Dhe këtë imazh nuk e zhbën dot as lëvizja e fortë e djegjes së mandateve dhe as ajo që pasoi, për bojkotimin e zgjedhjeve lokale. Ato qenë vërtet akte vetësakrifikimi dhe reflektimi por, nga ana tjetër, nuk mund të konsiderohen kurrësesi si çertifikatë pastërtie për gjithçka ka ndodhur në të shkuarën. Për opozitën ato janë vetëm porta në rrugën e gjatë të katharsisit, por asnjëherë fundi i procesit të shndërrimit nga djall në ëngjëll.

Që të bindin për këtë, PD dhe aleatët e saj duhet të japin ende prova. Dhe këtu fati i tyre nuk mund të jetë i njëjtë me atë të partive të singjashme antisistem. Ata janë të dënuar ta shfrytëzojnë qerthullin e përbaltur mediatik, edhe për të denoncuar kundërshtarët e tyre dhe për të dëshmuar vetëtransformimin pozitiv nëse kanë ndërmend ta kryejnë atë realisht.

Këtu natyrshëm lind një pyetje: Po përse u dashkërka dalë jashtë nga sistemi politik (parlament, bashki) dhe u përligjka mbajtja e njërës këmbë brenda atij mediatik?

Përgjigjja është e thjeshtë: sepse ndryshe nga parlamenti në debatet televizive nuk vendos as forca e kartonit, as shkelja e ligjit, por vetëm pesha e argumentit; sepse ndryshe nga zgjedhjet, aty nuk funksionojnë as të fortët, as blerja e votës, por mjafton thjeshtë thënia e së vërtetës.

Një kohë e gjatë eksperience personale në debatet televizive më ka bërë të mbërrij në një konkluzion, se pak rëndësi ka se cili është drejtuesi i emisionit dhe tema e drejtë apo e deformuar që ai zgjedh të debatojë, aq më pak rëndësi ka nëse ke përballë bashkëbisedues të ndershëm apo të blerë, në mendjen e publikut, mbetet vërtetësia e fakteve dhe sinqeriteti i qëndrimeve. Ato triumfojnë edhe kur janë në minorancë edhe kur janë zëra të vetmuar edhe kur zhurmohen nga mercenarët e pushteteve.

Prandaj opozita sado e margjinalizuar që të ndihet, nuk e ka luksin ta braktisë këtë mundësi. Edhe e nëpërkëmbur ajo duhet të shfaqet në dritaret e mediave në shërbim të qeverisë, jo e nisur nga ëndrra për ti bërë sërish të vetat, por për të thyer mitin se do të ketë ndonjë vlerë që ti përdorë, nëse vjen në pushtet.

©Lapsi.al



18 Comments

  1. Shume e drejte Bushat. Opozita,qofte partiake , qofte meditatike nuk duhet te refuzoje asnje panel televiziv. Ne gjithe keto vite keni denoncuar me dhjetera skandale dhe Rama ia ka dale pa lagur. Imagjinoni nje moment pa gazetare qe kundershtojne dhe pa opozite qe denoncon. Ai sigurisht qe do beje c’te doje, si me ju si pa ju. Por gjithsesi,kur ta akuzojne do detyrohet te mbrohet,ashtu duke u perdredhur e duke djersitur . Pra ne fund te fundit do te vihet me veshtiresi dhe tek e fundit kjo eshte dhe detyra e opozites.

  2. Kjo teme z.Bushati eshte shume delikate , eshte tamam si ti pergjigjeshe nje pyetje “traboketo”.
    Nje pyetjeje “traboketo” çfardo lloj pergjigje ti japesh eshte gjithmone ne disfavorin tend .
    Mendimi im personal eshte qe opozita , te marre pjese ne te gjitha emisionet politike pavarsisht televizionit ku transmetohet , dhe ne to te marrin pjese njerez te pregatitur dhe te paperlyer me pare . Te flitet me argumenta dhe fakte ( ato tashme i ka me bollek ) ne menyre qe te bind dhe te jete e besueshme .
    Por ne radhe te pare duhet te beje nje ” Mea Culpa ‘ per gjithçka negative qe beri kur ishte ne pushtet . Hapi i pare i pendeses eshte hedhja mbi tavolinen e Rames se ndryshimeve te kodit zgjedhor dhe atij kushtetues dhe krijimi i nje qeverie tranzitore me jetegjatesi jo me te vogel se nje vjeçare .

  3. Analizat e Bushatit ne shumicen e rasteve jane te sakta, por ka edhe raste qe fshihen pas gjysem te vertetave (nuk dua te them se eshte e qellimshme, por dyshimi mbetet). Ne artikullin e mesiperm, kur flet per mediat ose me mire TV kombetare, Bushati haron soe ben sikir harron qe ne kohen e Berishes, e vetmja media qe e mbeshteste ishte TV Klan, te tjerat ishin media oppzitare. Sot te gjitha mediat jane proqeveritare dhe ka nje diference te madhe me kohen e Berishes. Me sa me kujtohet, TV Klan pati mbyllur emisionet “Zone e ndaluar” dhe “Zone e lire”, por ato vazhduan ne TV te tjera. Sot, mbyllet emisioni i Krastes, mbyllet TPZ e Rakipit dhe veshtire se ndonje TV mund t’i rihape. Ky nuk eshte ndryshim i vogel me sa juptoj une. Ndonese nuk eshte se kam ndonje simpati per Bashen ne kuptimin e menyres me te cilen drejton opoziten, mendoj se nospjesemarrja ne emisionet politike, do sjelle nje renje te madhe te shikueshmerise gje qe ne nje fare menyre do ia ule te ardhurat nga reklamat. E thene ndryshe, kjo eshte me shume nje goditje ekonomike, pasi reklamat ne emisionet politike ne primetime, kane nje kosto shume te larte dhe renja e shikueshmerise do te sillte edhe nje renje te ketyre fitimeve. Indirekt jemi ne qe i paguajme ato reklama (eshte nje llok takse indirekte per “sherbimet” qe marrim nga TV) dhe, duke munguar debati, do bjere shikueshmeria e per pasoje edhe kosto e reklamave. Nese e keni vene re, Fevziu monitoron ndjekjen e enisoonit te te tij ne cdo moment per arsye te reklamave dhe cmimit te tyre. Nese te gjithe TV do kthehen ne stacionin e vetem televiziv te dikurshem ku proklamohen ne cdo moment fitoret e arritura, shikueshmeria do bjere ne nivele shume te ulta. Ky mendoj se eshte qellimi i Bashes. Sa per anen theter te medaljes, pra per ate qe thote Bushati se opozita duhet te jete per te sqaruar njerezit, mendoj se ka njefare te drejte, por ka edhe dicka tjeter, nuk ka nevoje ipozita ta thote qe uji mungon ne shtepite e Tiranes, pasi kete po e vuajne cdo dite qytetaret e Tiranes, apo mjeksia dhe shernimet e tjera qe jane beterr me keq se ne Angola, nuk eshte se qytetaret e marrin vesh nga opozita, por e vuajne cdo dite. Sa per Bashen, kam mendimin se eshte me i mire, pasi me keqqeverisje se kaq nuk ka ku shkon.

    1. E keni gabim qe mendoni se nuk ka ku te shkoje me keq. Ky eshte nje proces eshte nje vazhdim i vendosjes se olikracise nje sistem i cili njk pyet se kush eshte ne pushtet sepse ai qe eshte ne pushtet ne te vertete nuk ka pushtet. Kur mendoni se ska me keq se kaq kthehuni pas dbe therritini memories. Edhe ne 91 thame ska ku shkon me keq erdhi PD dhe gjitshka degradoi gati ne nje lufte civile. Thame qe me keq ska. Erdhi Nano dhe gjitshka degradoi ne korrupsion. Thame prape me keq ska. Erdhi Berisha serisht dhe vendosi me baza fillimet e olikracise e ne fund te pushtetit te tij na mori malli per Nanon e mendonim se ai linte nga pak per te gjithe ndersa ky i mori te gjitha vete dhe thame: Me keq ska ku shkon. Zgjodhem Ramen dhe ai e ngushtoi numrin e oligarkeve uzurpoi te gjitha pushtetet dhe ne prape themi te zgjedhim Lulin se me keq ska ku shkon. Po te jeni te sigurt se nese nuk ndryshojme sistemin me keq do shkoje.

      1. Ashtu bravo, “te gjithe njesoj”, drejt e nga linja e zyres, bashke me kete poshte qe te ben fresk, qe s’do ishte cudi te ishe ti vete.

  4. Thenia, perseritja dhe ballafaqimi i ideve ne cdo hapesire eshte i pazevendesueshem. Per mendimin tim debati nuk mund te shmanget, qofte edhe ne kuader te taktikes se moskunsumimit, sepse ajo do te ishte vec shfaqje dobesie, partive te djathta njehere nuk i shkon fare. Kundershtari mund te jete me i zi se nata, por nuk duhet humbur kurre shansi per t’ja thene kete ne fytyre, perfshire gazetareve te anshem.
    Nuk ka asnje motivim moral per shmangjen nga debati. Perkundrazi! Berisha ne fakt ka ndertuar shkollen e perballjes ne cdo rast, edhe kur nuk eshte efektive per te. Ka humbur pike per kete shkak, por ka bere gjene e duhur besoj. Stilizimet komunikative te Rilindjes, qe kane ne thelb shmangjen dhe dredhine e kane bjerre debatin publik. Dikur talenti politik zbulohej ne arenan me te nxehta te debatit, ndersa sot inxhinierohet e kontrollohet me fije nga zyrat e Fuges dhe Fugave. Ndryshimi eshte si ai midis produktit bio dhe atij OMGJ. PD duhet te ruaj traditen e forte. Njerezit jane shume me te neveritur nga propaganda e njeanshme, sesa nga debati. Dominojini studiot, mos i braktisni ato!

  5. Nuk e lexova por titulli……cdo shqiptar i mencur duhet te bojkotoje per mendimin tim cdo stacion tel. Eshte kursim. Me shume energji e mire per vetveten. Dhe sidomos respekt per vetveten. Eksperienca ime 2 vjecare. Duhej shume me heret ta kisha bere. Ne momentin qe shtypni butonin harrojeni qetsine dhe bereqin e riskut tuaj. Provojeni 3 muaj.

  6. Pd zgjodhi te largohet nga sistemi politik aktual ne Shqiperi. Beri mire apo keq do ta tregoje koha. Te largohesh nga nje sistem qe eshte i ndyre eshte pozitive, por PD duhet te pastroje veten nga kjo ndyresire se ka qene vete pjese e ketij sistemi te ndyre. Katarsi eshte i domosdoshem ne PD ne te kunderten perse duhet ta mbeshtes? Keni degjuar gjer tani ndonje progam politik, ligjor e ekonomik qe eshte kunder te ndyres qe zoteron Shqiperine?. Jam per mos bojkotim te shtypit. Por ne te duhet fytyra te reja e te pastra ne te kunderten, askush nuk genjehet me.

  7. Ju lumte qe e keni kapur demin per briresh dhe perpiqeni te zgjidhni nji nga problemet me te rendesishme te Shqiperise . Une mendoj se mund ti bojkotoje por mund edhe te mos i bojkotoje .

  8. Ma së pari për të shkuar Shqipëria në një progres demokratik, në objektivin e shoqërisë duhet të vihet goditja e së keqes më të madhe, e kjo e keqe është katastrofike nëse është ulur këmbëkryq në pushtet.
    Por a mund të luftohet kjo e keqe duke e barazuar njëlloj tek të gjithë ?
    Nëse një pjesë e mediave i dalin hapur në krah një qeverie të korruptur, nuk më duket aq e rrezikëshme sesa propoganda që bën një grup gazetarësh apo analistësh që përhapin në shoqëri idenë se të gjithë politikanët janë njëlloj.
    Të gjithë politikanët janë djaj.
    Po kush na qenkan engjujt ?
    Mblidhni mëndjen o shqiptarë e mos u mashtroni me këtë lloj propogande fataliste.
    Sisteme politike e qeveri të përsosura nuk ka në asnjë vend të botës, por historikisht u provua se sistemi demokratik pluralist, i konkurencës së lirë të mendimit, aftësive e të tregut i garantuar me shtetin ligjor, është sistemi që ka veçuar disa shtete duke i bërë të fuqishme ekonomikisht, e me nivel të lartë kulturor.
    Bota e provoi skllavopronarinë, provoi feudalizmin monarkik të mesjetës, provoi kapitalizmin e egër të gangsterëve e të mafies, provoi sistemin ultra monarkik të diktaturës së “proletariatit”, e tani për tani, sistemi më i mirë ka rezultuar të jetë sistemi demokratik pluralist me shtet ligjor e drejtësi të pamvarur.
    Këtë sistem kanë pasur përgjithësisht vendet më të zhvilluara perëndimore, por do të ishte naive të mendohej që ky sistem ka funksionuar njëlloj në të gjitha këto vende. E kjo varet kryesisht nga funksionimi i pushtetit të pamvarur të drejtësisë e raporti i drejtësisë me korrupsionin e politikën.
    E keqja më e madhe sa i takon sistemeve politike, janë diktaturat e çdo lloji, të majta apo të djathta, religjioze apo ateiste, naziste apo komuniste, por ja që ka edhe diktatura kriminale mafioze edhe larg ideollogjive.
    A mos duhet që për të shpëtuar nga ky lloj i fundit i diktaturës, ti kthehemi me nostalgji sistemit diktatorial enverist vetëm me mashtrimin e barazisë shoqërore ?

    I hyra kësaj teme ngaqë më habit fakti se pikërisht kur qeveria e Ramës ka ndërmarë një fushatë të gjërë për të shuajtur zërin kritik ndaj saj, në vënd që të ngrihet zëri me forcë për këtë realitet, kjartaz me tendencën për ta larguar vëmendjen nga kjo, ngrihet debati se gjoja opozita po i shpallka luftë mediave.
    Po çfarë e keqeje mund ta gjejë median nga opozita , edhe nëse ajo bën thirrje që ndaj disa gazetarëve lakej të qeverisë , por edhe disa “djajve” tinzarë që bëjnë lojëra të dyfishta , shoqëria të jetë e kujdesëshme ?

  9. ore keni 10 muaj qe jo sot jo neser jo pasneser,jo majtas e jo djathtas,jo lart e jo poshte .po i rruani sumen Rames mgjse keni dhe Presidentin e zgjedhur(do ta heqin dhe ate alpinist paraje).Mos prisni ndonje mrekulli apo futja kot komenteve pa asnje gje materiale.Shkoni perfishni menget,futini duart ne mut qe ta hiqni Ramen,me Ju ai ben shurren ne rruge.

  10. Kam nje vit nuk shikoje asnje emision lajmesh ne TV , sepse sa te hapesh tv te dalin ne ekran dy fytyrat e peshtira lali fiku dhe krye M….. kur i degjon te bejne ta thyesh tv . E per cfar me duhet te shohe te shohe keto stacione TV dhe opinionista mashtrues Lajmet e sakta i mare nga portalet e PA blera . Pelqeje Syri . NET che Lapsi . al .Sa per opinionin Bushatit (qe e respektoje sepse eshte opozitar i cdo qeverie ) mu duk as mish as peshk

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *