• |
ide | kryesore

Best Fifa Awards, Van Dijk sfidon Messi e CR7: portieri dhe trajneri më i mirë, ja kandidatët…

Sport



Cristiano Ronaldo i Juventus, Lionel Messi i Barcellona e Virgil Van Dijk i Liverpool janë finalistët e Best FIFA Football Awards si lojtarët më të mirë të 2019. Lajmin e ka bërë të ditur sot FIFA, ndërsa fituesi do të zbulohet në 23 shtator në teatrin la Scala. Për trajnerët do të jetë një sfidë mes Klopp, Guardiola e Pochettino, ndërsa tre portierët më të mirë janë Alisson, Ederson e Ter Stegen.

Lionel Messi është kandidat edhe për një tjetër cmim, Puskas Award që FIFA e dorëzon për autorin e golit më të bukur të sezonit. Sfidues të Pleshtit do të jenë Jan Ferdinando Quintero, mesfushori i River Plate, e Daniel Zsori, sulmuesi i Debrecen në Hungari.

Janë zgjedhur edhe finalistet në kategorinë femërore. Për lojtarën më të mirë kandidatet janë anglezia Lucy Bronze e amerikanet Alex Morgan e Megan Rapinoe. Në kategorinë e trajnerëve janë Jill Ellis (trajner i SHBA), Phil Neville (trajner i Anglisë) e Sarina Wiegman (trajnere e Hollandës).




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *