• |
ide | kryesore

Boateng? Juventus lëviz me shpejtësi drejt Benatia

Sport



Ndonjëherë rikthehen. Dëmtimi i Giorgio Chiellini ka modifikuar planet e Juventus, që është kthyer të vëzhgojë merkaton në kërkim të një mbrojtësi ekspert e të besueshëm që të mund të kompletojë prapavijën e Maurizio Sarri. Vetëm një ditë më parë Jerome Boateng, i Bayern Munchen, ishte hipoteza që qarkulloi me forcë, por duket se bardhezinjtë po shkojnë drejt opsionit të njohjes. Në orët e fundit emri më i nxehtë është ai i Medhi Benatia, që mund të kthehet në Torino pas 8 muajsh.

Benatia, 32 vjec, përfaqëson ndoshta profiling ideal për kampionët e Italisë, sepse e njeh ambjentin shumë mirë e nuk do të kishte problem të integrohej. Lamtumira nga Juventus, janarin e kaluar, erdhi si pasojë e disa kontradiktave që marokeni kishte me Allegri, ndërsa tani, pas 8 muajsh tek Al Duhail në Qatar, mbrojtësi mund të kthehet tek bardhezinjtë për të zëvendësuar kapitenin Chiellini, që do të humbasë të paktën gjysmën e sezonit për shkak të këputjes së kruciatit të gjurit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *