• |
ide | kryesore

Brexit/ Johnson kërcënon “renegatët” në Partinë Konservatore

Planet



Deputetët konservatorë të partisë së kryeministrit britanik, Boris Johnson, janë paralajmëruar që të mos rebelohen kundër qeverisë lidhur me çështjen e Brexit-it, pasi në të kundërt nuk do të jenë në listat elektorale për zgjedhjet e reja parlamentare, qofshin këto edhe të parakohshme.

Ndërkohë, deputetët laburistë të opozitës po planifikojnë ligje të reja për të parandaluar skenarin famëkeq të “no deal”, që nënkupton daljen pa marrëveshje të Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Pasi Johnson arriti të sigurojë pezullimin e përkohshëm (pesëjavor) të Parlamentit, duke ua  reduktuar deputetëve mundësinë për rrëzimin e planeve të tij për çanëtarësimin e Britanisë më datë 31 tetor, laburistët kanë hartuar ligje që duan t’i miratojnë në Parlament kundër daljes pa marrëveshje dhe për arritjen e këtij objektivi, kanë nevojë dhe për votat e deputetëve konservatore që janë pro qëndrimit në BE.

Kjo tablo përplasjesh mes “titanësh”, ka tërhequr vëmendjen edhe të ish-kryeministrit britanik, Toni Blair, i cili i ka kërkuar pasardhësit të tij, udhëheqësit të opozitës laburiste, Jeremy Corbyn, që të mos bjerë në kurthin e “ithtarëve” të Brexit-it dhe të kërkojë zgjedhje të reja të parakohshme.

Ndërsa përsa i përket skenarit të duhur për finalizimin e procesit të tejzgjatur të Brexit-it, Blair është i mendimit se rruga më e mirë për t’u konsultuar me publikun britanik për këtë çështje është mbajtja e një referendumi të dytë.

Kjo javë pritet të jetë vendimtare për politikës brtianike në përcaktimin e formës së Brexit-it dhe njëkohshëm, Brukseli po mban vesh nëse misioni i kryeministrit Johnson do të përmbushet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *