• |
ide | kryesore

Çmimi i dashurisë/ Preu biletë avioni për të qëndruar pranë gruas dhe përfundoi në burg

Stil



Një burrë është arrestuar në aeroportin e Singaporit pasi e kishte blerë biletën e aeroplanit vetëm për ta shoqëruar gruan në daljen e fundit para se të hipte në aeroplan.

Blerja e biletës së aeroplanit pa qëllim për të udhëtuar dhe vetëm për të hyrë në sektorin e rreshtimit të udhëtarëve për fluturim është vepër e ndaluar në Singapor.

Policia e Singaporit e publikoi në Facebook një njoftim, në të cilin thuhej: “Hyrja në zonën e transitit pa qëllim për të udhëtuar është vepër që shkakton arrestimin tuaj, edhe nëse keni biletë aeroplani”.

Në këtë shkrim ishte bashkëngjitur edhe njoftimi për arrestimin e burrit 27 vjeç, i cili e kishte keqpërdorur biletën e aeroplanit në zonën e transitit në aeroportin “Changi”.

Kur policia e kuptoi se burri nuk kishte për qëllim të udhëtonte me aeroplan dhe nuk i kishte të gjitha dokumentet e nevojshme për fluturim, të gjithë udhëtarët u detyruan t’i nënshtrohen përsëri kontrollit të sigurisë.

Ky nuk është rasti i parë i keqpërdorimit të biletës nga udhëtarët në aeroportet e Singaporit. Vetëm nga janari i këtij viti, policia i ka arrestuar 33 persona për keqpërdorim të biletës së aeroplanit.

Në njoftimin e policisë thuhet se personat që e shkelin këtë rregull mund të dënohen me më së shumti dy vjet burgim dhe gjobë deri në 20 mijë dollarë, shkruan “Independent”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *