• |
ide | kryesore

Del VIDEO/ Grabitje spektakolare e bankës në Kosovë, autorët qëllojnë mbi policinë

Lajme, Të fundit



Një super-grabitje ka ndodhur sot në qytetin e Shtimes në Kosovë. Persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur një bankë, duke përhapur frikë te punonjësit dhe qytetarët. Grabitësit kanë arritur të marrin një shumë të konsiderueshme parash nga banka.

Në dalje të saj ata kanë qëlluar në ajër dhe kanë shkëmbyer zjarr me policinë. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Mediat kosovare kanë publikuar pamjet, ku shihen autorët e maskuar dhe me kallash në duar, që dalin nga banka, pasi kanë kryer vjedhjen, ndërsa dëgjohen edhe të shtënat e armëve. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *