• |
ide | kryesore

Dosja 184/ Caktohen dy prokurorët që do hetojnë për zgjedhjet e 2016-s në Dibër

Lajme, Të fundit



Prokuroria e Dibrës ka caktuar dy prokurorët që do të vijojnë hetimet për dosjen “184”, pas shpalljes së moskompetencën nga ana e Krimeve të Rënda.

Hetimi për dosjen që u regjistrua për të hetuar shitblerjen e votave në zgjedhjet e pjesëshme në Dibër në vitin 2016, do të kalojë në duart e prokurorëve Rifat Kojku dhe Belina Zeneli.

Pak javë më parë, Krimet e Rënda shpalli moskompetencën me arsyetimin se në këtë çështje nuk kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal, por me bashkëpunim të thjeshtë.

Drejtuesja e Prokurorisë së Dibrës, Esmeralda Cami (Keshi), nuk e mori si dosje për ta hetuar për arsyen se gjendet në situatën e konfliktit të interesit, për arsye të lidhjeve fisnore me një nga personat që është nën hetim, Arben Keshin. N

Në përgjimet e publikuara nga “Bild” përmenden emrat e kryeministrit Edi Rama, ish-ministrit të Energjitikës, Damian Gjiknuri, ish-deputetit Pjerin Ndreu (aktualisht kryetar i Bashkisë së Lezhës), i ish-deputetit Artan Gaçi, i drejtorit në Ministrinë e Brendshme, Arben Keshit, i shefit të komisariatit nr. 5 në Kamëz, Sali Skurës, si dhe i drejtorit i zyrës arsimore të Dibrës, Drini Gjeçi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *