• |
ide | kryesore

F2/ “Vrasje aksidentale?”: Gjykata belge hap një hetim për vdekjen e Hubert

Sport



Nëse nga njëra anë kujtimi i Anthoine Hubert është ende në mendjet e të apasionuarve të garave, në anën tjetër ekspertët hetojnë mbi shkaqet e aksidentit me pasojë vdekjen, të shtunën në 31 gusht në Spa. Autoritet belge kanë hapur një hetim për vrasje aksidentale, për vdekjen e 22 vjecarit francez gjatë garës 1 në F2. Një frazë që është normale atje kur bëhet fjalë për një aksident rrugor vdekjeprurës. “Për momentin, nuk ka asgjë që mund të cojë të mendosh për neglizhencë, por kjo do t përcaktohet nga ekspertët”, ka komentuar gjykatësi i Verviers Grand Champs, Gilles de Villers. Me pak fjalë, ka një hetim për të cilin janë mbledhur disa ekspertë të sigurisë rrugore e automobilistike, por jo detyrimisht kjo do të cojë në akuza ligjore. Një hetim është hapur të dielën edhe nga Fia, si ka bërë të ditur drejtori i garave në Federatë, Michele Masi.

Aksidenti i Raidillon, që të shtunën i mori jetën Hubert, në xhiron e dytë nga 25 të GP në F2, ka përfshirë edhe dy makina të tjera përvec asaj të pilotit francez. Ajo e bashkëkombasit Giuliano Alesi, i biri i ish-pilotit të F1 Jean Alesi, për fat pa pasoja, e ajo e amerikanit Juan Manuel Correa, shtruar në në spitalin e Liezhit në gjendje stabël, por me frakturë të shumfishtë në këmbë e ndoshta edhe në shpinë. Alesi, përpara të gjithëve në momentin e përplasjes, ishte i pari që humbi kontrollin e makinës që e përplasi pas daljes së Eau Rouge, duke u kthyer në pistë lehtësisht i dëmtuar. Për të evituar makinën e tij, Hubert u detyrua të dilte djathtas duke përfunduar në mes të pistës, pasi u shty nga barrierat mbrojtëse. Pikërisht në momentin kur mbërriti Correa me më shumë se 270 kilometra në orë, që nuk e shmangu dot impaktin e goditi në qendr makinën e francezit. E gjitha kjo, kur amerikanit iu shpua goma nga mbetjet në pistë të makinës së Alesi.

Një aksident i frikshëm që solli vdekjen e Hubert në orën 18:35, në spitalin universitar të Liezhit ashtu si konfirmoi komunikata e Fia. Po tentohet të kuptohet nëse ndikuan në përplasje edhe japonezi Marino Sato e zvicerani Ralph Boschung. Zvicerani ishte pas Alesi kur francezi doli nga pista: ka frenuar dhunshëm për ta evituar, duke detyruar Hubert të shmanget djathtas për të evituar ai vetë Boschung. E mes shumë dyshimesh, vazhdojnë hetimet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *