• |
ide | kryesore

FOTO/ Ky është autori i masakrës së Teksasit me 7 të vrarë dhe 22 të plagosur

Lajme, Të fundit



Seth Aaron Ator, 36 vjeç, u vra nga policia në parkun e makinave të kinemasë Cinergy në Odessa të Texas-it, të shtunën pasdite. Autoritetet thanë se ende nuk e kanë një motiv për ngjarjen e rëndë, por shtuan se ai do të kishte vrarë më shumë njerëz, nëse policia nuk do ta kishte qëlluar për vdekje.

Viktimat e agresorit janë të moshave nga 15 deri në 57 vjeç. Dëshmitarët kanë treguar se në mesin e viktimave ka edhe të rinj e studentë.

Policia thotë se fillimisht 36-vjeçari u ndalua për një shkelje të lehtë. Ndaj tij nuk kishte urdhër-arresti, por ai reagoi duke u larguar me shpejtësi nga patrulla e policisë rrugore dhe filloi të qëllonte nga makina. Ai la të vrarë 7 persona, ndër ta një burrë para shtëpisë së prindërve të tij dhe një adoleshente që kishte shkuar me familjen për të blerë një makinë.

Dokumentacioni i gjykatës tregon se 36-vjeçari ishte arrestuar edhe në vitin 2001 për një shkelje të lehtë që nuk e pengonte të blinte armë në mënyrë të ligjshme në Teksas. Për momentin autoritetet nuk kanë thënë si e siguroi ai armën luftarake që përdori për masakrën.

Résultat de recherche d'images pour "Seth Aaron Ator" Résultat de recherche d'images pour "Seth Aaron Ator" Résultat de recherche d'images pour "Seth Aaron Ator"

Résultat de recherche d'images pour "Seth Aaron Ator"



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *