• |
ide | kryesore

Icardi kalon vizitat mjekësore: së shpejti zyrtarizimi nga PSG

Sport, Video



Mauro Icardi do të jetë një lojtar i Psg: tratativa e nisur blitz në mbrëmjen e djeshme është tashmë e mbyllur. Sulmuesi argjentinas ka pranuar transferimin në Paris: lojtari ka kryer edhe vizitat mjekësore në kryeqytetin francez dhe pritet tani vetëm zyrtarizimi i kalimit të tij nën Kullën Eiffel.

Zhvillimi i papritur nisi në mbrëmje me akordin e arritur mes Inter e klubit francez mbi bazën e një huazimi me të drejtën e blerjes: shifrat duhet të jenë 5 milionë euro menjëherë plus 65 për blerjen pas një viti. Telenovela mbërrin në aktin e fundit: Icardi po largohet nga Inter, pas muajsh polemika e përplasjesh me drejtuesit. Sulmuesi dotë kërkojë të kthehet protagonist me Psg, që është në vështirësi për shkak të dëmtimeve të Cavani e Mbappé. E që në 18 shtator do të ketë mundësinë e madhe, duke qenë se është sfida kundër Real Madrid në Champions League.

Një zgjidhje që i kënaq të gjithë. Nga Mauro që shkon në një skuadër të nivelit të parë dhe do të paguhet më shumë, tek shoqëria zikaltër që do të largojë të padëshiruarin, pa humbur kontrollin e plotë mbi kartonin e tij. Në mbrëmje argjentinasi ka arritur edhe akordin me zikaltrit për rinovimin e kontratës deri në 2022.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *