• |
ide | kryesore

Jonas Brothers vizitojnë në spital fansen që mungoi në koncert (FOTO)

Paparazzi, Slider



Para se të performonin në Hershey Park Stadium të shtunën mbrëma, Nick, Jole dhe Kevin, si dhe Priyanka Chopra Jonas, shkuan në një spital të zonës ku vizituan fansen e tyre Lily Jordan, e cila po i nënshtrohej një seance kimioterapi dhe nuk kishte mundësi të shkonte në koncertin e grupit.

Disa orë para vizitës, me qindra njerëz, përfshirë kongresmenin Scott Perry, shpërndanë në rrjetet sociale një postim të Jordan ku ajo fton grupin ta vizitojë në spital.

“Jonas Brothers, supozohet të jem në koncertin tuaj nesër, por për fat të keq, do të jem në anën tjetër të rrugës duke bërë kimioterapi,” shkruajti Jordan në një postim në Instagram. “Nëse doni të më vizitoni, mund t’ju jap numrin e dhomës.” “Vërtet, doja shumë t’i takoja. Bëjini tag te ky postim ose postojeni në Instagramet tuaja. Bëni diçka për mua,” shtoi ajo. Kaq u desh dhe të tre vëllezërit Jonas, bashkë me Priyanka, vizituan Jordan në spital para se të performonin.

“Faleminderit që na ftove,” thotë Kevin në një video të publikuar nga spitali. “Pamë mesazhin tënd dhe duhej të vinim,” shtoi Joe.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *