• |
ide | kryesore

Kean e Zaniolo jashtë kombëtares: Mancini i bën shembull dy talentet e Italisë…

Sport



Gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjeve të Kombëtares për kualifikueset e Euro 2020 ndaj Armenisë dhe Finlandës, Roberto Mancini, trajneri i Italisë, ka folur edhe për përjashtimin e Kean dhe Zaniolo, duke e bërë të qartë se është një mësim për dy rebelët e rinj: “Sigurisht që do të më bënin të ndihesha me rehat përpara. Mua nuk më pëlqen të lë në shtëpi për të të dënuar, por janë të rinj dhe shpresoj që të shërbejë për të ardhmen e tyre. Nëse do ta meritojnë do t’i thërrasim, por duhet të mësojnë të sillen mirë. Një profesionist duhet të jenë gjithmonë shembull. Tani nuk do fillojmë të themi se nëse humbasim është sepse mungoi Zaniolo. Nuk mjaftojnë pesë ndeshje për të qenë një kampion. Nevojitet të punohet shumë dhe duhet të kuptohet që ajo që ke pasur nuk ka ardhur rastësisht. Nuk ka bërë asgjë të rëndë, por për fat të keq nuk është hera e parë, është mirë që të mësojë”.

Tekniku i Italisë ka vënë pikat mbi të dëmtuarit: “Më vjen keq për Chiellini, Picinin dhe Pavoletti që kanë pasur dëmtime më të rënda se të tjerët. Problemet janë të zakonshme të fillimit të sezonit, ndërsa përballemi me skuadra që luajnë në gjysëm të kampionateve të tyre, ose janë drejt fundit”. Megjithatë, Mancini nuk fshihet pas mungesave në ndeshjet ndaj Armenisë dhe Finlandës: “Skuadra jonë është tashmë e kristalizuar, sikurse kam thënë. Kemi qenë me fat që kemi bërë mirë dhe shumë shpejt. Sigurisht, është një mëkat që të kesh kaq pak italianë, por çdonjëri mbron interesat e vet. Ndeshjet nuk do të jenë të thjeshta, sepse si armenët, ashtu dhe finlandezët luajnë prej muajsh dhe janë në 100%. Duhet të nxjerrim jashtë të tjera cilësi që kemi dhe të luftojmë deri në fund”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *