• |
ide | kryesore

Krimi në Memaliaj/ Del fotoja, kush është 35-vjeçari që vrau të atin me sëpatë

Lajme, Të fundit



“Lapsi.al” ka mundur të sigurojë një foto të 35-vjeçarit, Arjan Shahaj, i cili vrau me sëpatë të atin, Iljaz Shahajn, pas përshkallëzimit të një konflikti verbal mes tyre, teksa kishin dalë në pyll për të bërë dushk për bagëtitë.

Krimi i rëndë në familje ndodhi paraditën e sotme në fshatin Shalës në Memaliajt. Mësohet se 35-vjeçari ka tentuar pak kohë më parë të vrasë një kushëri, ndërsa në vitin 2003 ka tentuar po ashtu të vrasë edhe të ëmën.

Shahaj gjithashtu rezulton të ketë qenë i dënuar me 12 vite burg në vitin 1998, pasi ka tentuar të vrasë një bashkëfshatarin e tij. Për shkak të moshës minore dhe për shkak se vepra penale nuk pati pasoja për palën tjetër, autori nuk e ka kryer të gjithë dënimin.

Pas kryerjes së krimit paraditen e sotme, autori është larguar nga vendngjarja.

Ndërkohë, forcat policore janë vënë në ndjekje të tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *