• |
ide | kryesore

Lukaku apel kundër racizmit: “Është 2019, e në vend të ecim përpara…”

Sport



Një ditë pas koreve të shëmtuara raciste të së dielës në mbrëmje gjatë Cagliari-Inter, Romelu Lukaku lëshon apelin përmes profilit të tij në Instagram: “Futbolli është një lojë që e duan të gjithë e nuk duhet të pranojmë asnjë formë të diskriminimit, që të turpërojë sportin tonë – shkruan belgu -. Është 2019 e në vend të ecim përpara, po shkojmë pas. Duhet të jemi të bashkuar e të marrim një pozicion mbi këtë cështje, në mënyrë që futbolli të mbetet një lojë e pastër e zbavitëse për të gjithë”.

MESAZHI I LUKAKU
“Shumë lojtarë në muajt e fundit kanë pësuar fyerje raciste. Më ndodhi edhe mua dje. Futbolli është një lojë që e duan të gjithë e nuk duhet të pranojmë asnjë formë të diskriminimit, që të turpërojë sportin tonë. Shpresoj që federatat e gjithë botës të reagojnë me forcë mbi të gjithë rastet e diskriminimit. Mediat sociale (Instagram, Facebook, Tëitter) duhet të funksionojnë më mirë, ashtu si shoqëritë, sepse cdo ditë shihet të paktën një koment racist nën një postim të një personi me ngjyrë… Flitet prej vitesh e ende nuk është bërë asgjë. Zonja e zotërinj, është 2019, e në vend të ecim përpara, po shkojmë pas e unë mendoj se ne futbollistët duhet të jemi të bashkuar e të marrim një pozicion mbi këtë cështje, në mënyrë që futbolli të mbetet një lojë e pastër e zbavitëse për të gjithë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *