• |
ide | kryesore

Manovra kuqezi: Milan siguron Rebic dhe tenton brazilianin…

Sport



Eshtë dita e Ante Rebic. Sulmuesi kroat, i mbërritur në mbrëmje në Malpensa, po kryen vizitat mjekësore në klinikën La Madonnina, përpara se të firmosë për dy sezone me Milan. Djalli ka siguruar sulmuesin 25 vjecar në huazim dy vjecar me të drejtën e blerjes, për një shifër totale që prek 25 milionë euro: André Silva ndërkohë do të bëjë rrugën e kundërt, duke shkuar tek Eintracht Francfurte me të njëjtën formulë. Drejtuesit kuqezinj nuk ndalen këtu dhe po mendojnë lëvizjen in-extremis, përpara mbylljes së merkatos.

Boban, Maldini e Massara spo tentojnë ti dhurojnë teknikut Marco Giampaolo edhe Taison, brazilianin e Shakhtar Donetsk. Ukrainasit kërkojnë 30 milionë për ëingerin 31 vjecar – që është në fakt vlera e klauzolës së zgjidhjes së kontratës – e janë të gatshëm të bëjnë edhe një ulje të vogël. Koha shtrëngon, por Milan dëshiron ta provojë deri në fund për të mbyllur fushatën e shitblerjeve me një goditje të dyfishtë në repartin ofensiv.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *