• |
ide | kryesore

Mbytet në plazhin e Golemit një turiste sllovake

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një orë më parë u nxjerrë e pajetë nga plazhi i Golemit një turiste sllovake e moshës 86-vjeçare e quajtur Apolonia Sholtysova nga qyteti Kezmarok i Sllovakisë.

Sipas familjareve ajo vuante nga zemra dhe para disa kohesh i ishte vendosur një aparat. Per fat te keq ambulanca ka mbërritur pas 50 minutash në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 15:40, në plazhin e Golemit, një shtetase moshuar Çeke, ende e pa identifikuar, ka humbur jetën. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkaku i vdekjes së shtetases, mund të ketë ardhur si pasojë e arrestit kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin e viktimës.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *