• |
ide | kryesore

Ndërhyrje kirurgjikale për Chiellini: kapiteni kthehet në mars, Juventus i beson…Ruganit

Sport



Merkato pa surpriza ajo e ditës së fundit për Juventus, që pavarësisht dëmtimeve në mbrojtje, ka vendosur të ruajë organikën, duke besuar tek Rugani, pa u futur në sforcon për një përforcim të minutës së fundit. Natyrisht shqetësimi është i gjithi për gjendjen e kapitenit Giorgio Chiellini. 34 vjecari do të operohet nesër në Innsbruck, nga mjeku i famshëm profesor Christian Fink, në klinikën Gelenkpunkt. Ndërhyrja do të bëhet në ligamentin e kruciatit anterior të gjurit të djathtë, që është këputur të premten gjatë seancës stërvitore.

Gati e pamundur në këtë moment të flitet me saktësi për kohët e rikuperimit, por duket e vështirë që Chiellini të zbresë në fushë para shkurtit apo marsit. Nesër, pasi të kryhet ndërhyrja, mund të ketë një përgjigje më të saktë, edhe pse do të varet edhe nga riaftësimi i fizikut të lojtarit.

Ndërkohë, edhe De Sciglio, që doli nga fusha kundër Napolit pas 15 minutash, është i dëmtuar dhe vetëm pas 10 ditësh do të mësohet sa do të mungojë mbrojtësi i djathtë. Kontrollet kanë evidentuar një ndrydhje në bicepsin femoral të kofshës së majtë. Pas 10 ditësh afërsisht, do të përsëriten testet, për të përcaktuar me saktësi kohët e kthimit të tij në fushë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *